Vullnet Xhevdet Elbasani (LDVMG)

Përgjigja e kandidatit Vullnet Xhevdet Elbasani të Partisë  “Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqenie, Progres” (LDVMG) për Bashkinë e Shkodrës

  1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe e hakmarrjes në territorin ku ju kandidoni?

Territori ku une kandidoj eshte territori me numrin me te madh te familjeve te ngujuara ne zonen e veriut dhe madje ne te gjithe Shqiperine. Kjo per shkak te shtrirjes se gjere territorjale, mentalitetetit, mungeses se koordinimit te strukturave pergjegjese, nivelit ekonomik, kulturor (arsimor) dhe mosndeshkimi i rasteve sic e parashikon K.P me ndeshkim max etj. Theksoj se edhe instutucionet fetare kane rol kyc.

 

a. Si perceptohet fenomeni prej popullatës?

Nga takimet qe jane organizuar ne qendrat e banuara dhe shtepi  me shtepi me banoret e teritorit te ri kemi konstatuar se te gjithe banoret e quajne si nje plage te vjeter te shoqerise (te denueshme), me pasoja shume te renda e cila duhet te zhduket duke u koordinuar te gjitha strukturat qe fillojne me identifikimin e te gjitha rasteve , arsyet specifike rast pas rasti dhe bashkerendimi i detyrave nga komuniteti, instutucionet fetare, Policia e Shtetit dhe deri tek  Organet Ligjzbatuese.

 

b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju kandidoni?

Duke qene se indentifikimi i rasteve kerkon nje strukture te posacme (te cilen do ta ngrejme pas marrjes se Bashkise Shkoder) pasi per specifiken qe paraqet ky fenomen ka familje qe nuk bejne denoncim, familje qe largohen nga territori i banimit dhe fshehje te rasteve te tilla ne i referohemi statistikave te paraqitura nga organet kopetente deri ne fund te vitit 2014 qe flasin per rreth 200 familje te ngujuara.

 

c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju kandidoni?

Nga bisedat qe kam zhvilluar me banoret e ketij territori dhe Organet Kopetente kam konstatuar se bashkepunimi egziston por len per te deshiruar dhe duhet te forcohet me teper duke filluar nga komuniteti ,instutucionet fetare, Policia e Shtetit ,Organet e Prokurorise dhe Gjykates deri ne denimin e fajtoreve ne rruge ligjore jo me vetegjyqesi.Sikurse jane identifikuar edhe raste qe Gjykata ka dhene denimin max sic parashikon K.P ,autori duke vuajtur denimin dhe nderkohe eshte vrare nje pjestar tjeter i familjes.Kjo te len te kuptosh se fenomeni eshte i ngulitur thelle dhe nuk mund te zhduket vec nga ky bashkepunim.Ne mund ta zbusim kete fenomen ose pasojat qe ky fenomen krijon ne komunitet , por qe te zhduket don kohe .

 

  1. Konkretisht, nëse do të zgjidheni në fund të këtyre zgjedhjeve administrative, cilat hapa konkretë do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju kandidoni?

– Do te kerkoj raporte periodike konkrete nga Keshilli Koordinues ne luften kunder gjakmarrjes dhe hakmarrjes dhe strukturave te tjera .

– Ngritja e nje strukture te posacme per identifikimin e rasteve te gjakmarrjes dhe hakmarrjes (Specifikimi rast pas rasti). Kjo strukture do te kete perfaqsues nga ky territor.

– Do te merren masa qe cdo familje t’i ofrohet sherbimi arsimor (libra dhe baza materjale didaktike falas nga Bashkia) per femijet e ngujuar qe duhet te ndjekin shkollen ne varesi te rastit dhe terrenit duke derguar mesues ne familje ose duke i grupuar sipas rastit. Kete mund ta realizojme edhe online duke ju ofruar mesim nga interneti. Ne mendojme se arsimimi e zbut kete fenomen.

– Do kete nje plan te detajuar per punesimin e pjestareve te familjeve te ngujuara per te siguruar kushtet jetike (ose trajtim me asistence sociale) kur plotesojne kushtet duke zbutur varferine.

– Bashkia do jete nje kordinatore midis komunitetit, indtutucioneve fetare dhe strukturave te shtetit nga Policia e Shtetit, Prokuroria dhe deri tek Gjykata.

 

  1. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Ky ligj konsiston ne ngritjen dhe funksionimin e Keshillit Koordinues ne luften kunder gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Nga ky Keshille do te marrim raporte periodike dhe konkrete te detajuara te cilat do te koordinohen edhe me punen e strukturave tona prane Bashkise se re. Une besoj se lidhja me komunitetin duke indentifiku rastet dhe shkaqet rast per rast, me prezencen tone ne komuniket ne mund te parandalojme hakmarrjen, por edhe gjakmarrjen dhe ky fenomen do te vije duke u zbutur deri sa te shkulet nga rrenjet. Duke qene se kjo plage e rende e shoqerise le pasoja te parikoperueshme dhe fenomeni qe denohet pa prejashtim nga te gjithe banoret e teritorit te ri biles edhe nga vete familjet qe po i vuajne keto pasoja ky fenomen do te shkoje drejt zhdukjes. Roli i bashkise do te jete prezenca ne komunitet rast pas rasti, kordinimi midis komunitetit dhe strukturave te posacme dhe puna jone per zbutjen e pasojave te ketij fenomeni te cilat i cituam me siper.