Kryetari i Bashkisë së Poliçanit përgjigj të pyetësorit

Tutte le risposte dei sindaci albanesi

Në vrimën e kutisë postare, vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë gjetur një surprizë të këndshme: përgjigjen e parë të pyetësorit mbi fenomenin i “hakmarrjes” dhe “gjakmarrjes” për Kryetarët të Bashkisë së Shqipërisë!
Si pjesë e fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes“, në fakt, ne kemi dërguar një pyetësor të shkurtër për të gjithë Kryetarët të Bashkisë së Shqipërisë të zgjedhur, për të pyetur cilat hapa konkretë do të bëjnë për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, z. Adriatik Zotkaj, ishte i pari, në mes të 61 Kryetarët të Bashkisë, që është përgjigjur pyetësorit tonë.

Pyetjet ishin:

– Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
– Çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes?
– Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e ligjit nr. 9389 më 4 maj 2005 që parashikon krijimin i Këshillit Koordinues për luftën kundër gjakmarrjes?

Kryetari i Bashkisë së Poliçanit përgjigj

Të pyetjeve, z. Adriatik Zotkaj, si Kryetari i Bashkisë së Poliçanit u përgjigj kështu:

“Në Bashkinë Poliçan deri sot nuk ka pasur asnjë rast të fenomenit të gjakmarrjes apo hakmarrjes”.

Falenderojmë shumë z. Adriatik Zotkaj, Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, për përgjigjen e tij. Do të  krahasojmë përgjigjen e tij duke u konsultuar dhënat të mbledhura nga Operazione Colomba prej vitit 2010. Ndërkohë, megjithatë, dëshirojmë edhe një herë të kërkojmë të gjithëve Kryetarëve të Bashisë përgjigjet të gjithëve pyetjeve në pyetësor, me interes të veçantë në lidhje me çfarë do të  realizohet për të kërkuar Ekzekutivit Shqiptar zbatimin e ligjit nr. 9389 më 4 maj 2005.

Kryetari i Bashkisë së Poliçanit përgjigj të pyetësorit

Letër nga Kryetari i Bashkisë së Poliçanit