Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Fushata 2015 > Pas zgjedhjeve > Përgjigje e kryetarët e bashkisë > Përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes mbi hakmarrjen dhe gjakmarrjen
Përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes mbi hakmarrjen dhe gjakmarrjen
![Koça Mayor answers](https://www.operazionecolomba.it/njepopullkundergjakmarrje/wp-content/uploads/2015/08/Sindaco-di-Korça-e1438681971906.jpg)
Operazione Colomba ka marrë me mail përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes, Sotiraq Filo, të pyetësorit mbi fenomenin i “hakmarrjes” dhe “gjakmarrjes”.
Publikohet teksti i tërë të mail-it me përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes.
Përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes
“Fillimisht vlerësojmë nismën tuaj kundër fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
Ky mision ka rëndësi madhore për vendin tonë.
1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Fenomeni i gjakmarrjes nuk është një dukuri e përhapur në qytetin tonë, kjo falë emancipimit dhe kulturës që e karakterizon këtë zonë.
a. Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
Gjakmarrja perceptohet si një antivlerë dhe tepër anakronike, një fenomen i papranueshëm dhe me pasoja shumë të rënda për shoqërinë. Një fenomen që pengon civilizimin e shoqërisë si dhe zhvillimin ekonomik e social të saj. Përhapja e këtij fenomeni nëpërmjet shpërnguljes së familjeve në gjak, përbën një rrezik për të gjithë shoqërinë shqiptare.
b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Referuar të dhënave të policisë, në zonën tonë nuk ka raste të familjeve në gjak apo të ngujimeve klasike.
c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Ka bashkëpunim midis administratës dhe enteve të tjera, kjo sigurisht brenda kuadrit ligjor.
2. Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Prioritet do të ketë forcimi i besimit të publikut ndaj administratës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, duke rritur ndërveprimin mes tyre.
3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?
Aktualisht ne kemi një ekip multidisiplinar i cili i referohet dhunës në familje, por nuk kemi një strukturë të posatcme që të trajtojë fenomenin e gjakmarrjes në të gjitha aspektet e tij si një fenomen që duhet ç`rrënjosur. Gjakmarrja trajtohet si figurë krimi në kodin penal nga strukturat e policisë kriminale. Si rrjedhim nevojitet krijimi i strukturave të nevojshme me të gjithë aktorët përkatës dhe levat e tyre ndihmëse për përmushjen e këtij misioni.
Mbështetim çdo iniciativë që shërben në të mirë të shoqërisë.”.
Falënderojmë shumë Sotiraq Filo. Do të krahasojmë deklaratat e tij duke u konsultuar dhënat të mbledhura nga Operazione Colomba prej vitit 2010.
Vlerësojmë përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë së Korçes, që na duken një shenjë të rëndësishme të vëmendjes ndaj fenomenit të “hakmarrjes” dhe “gjakmarrjes”. Shpresojmë gjallërisht që këto përgjigje mund të përfaqësojnë fillimin i një bashkëpunimi të serioz dhe të sigurt, për të luftuar dhe për të mposhtur fenomenin.