Projekti në Shqipëri: “Drejtim të pajtimit”

tropoja kanun

Projekti në Shqipëri “Drejtim të pajtimit” vjen nga kontakti i vendosur prej operatorëve italianë dhe shqiptarë të Shoqatës Komuniteti Papa Xhovani XXIII me familjet në gjak u ka mundësuar atyre të njohin, të monitorojnë dhe të padisin praktikën e gjakmarrjes. Më vonë, Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII, nëpërmjet veprimit të Operazione Colomba-s, ka studiuar një strategji për zgjidhjen jo të dhunshme të hasmërive në përshtatje me kontekstin e përcaktuar prej fenomeneve të gjakmarrjes. Operazione Colomba garanton një prani fikse në zonën e Shkodrës prej muajit mars 2010 dhe një prani mujore në zonën e Tropojës prej muajit tetor 2010.

Projekti në Shqipëri: aktivitetet

Prej më shumë se katër vitesh vullnetarët e saj italianë dhe shqiptarë realizojnë ndërhyrje jo të dhunshme për të përmbajtur dhe për të zgjidhur hasmëritë e shkaktuara prej gjakmarrjes. Në Shqipëri objektivi kryesor i ndjekur nga Operazione Colomba ka të bëjë me luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe në tejkalimin e saj. Për të arritur këtë objektiv, vullnetarët e këti j Korpusi realizojnë:

rrugëtime për tejkalimin e zemërimit dhe të dhimbjes për të gjithë anëtarët e familjeve në hasmëri;

– rrugëtime ndërmjetësimi për familjet në hasmëri me qëllim pajtimin e tyre;

fushata sensibilizuese dhe veprime jo të dhunshme, që synojnë garantimin e zbatimit të ligjeve, që rregullojnë çështjet lidhur me gjakmarrjen dhe që krijojnë një proces pajtimi kombëtar, që përfshin të gjithë aktorët shoqërorë dhe që favorizon përdorimin e drejtësisë përtëritëse;

manifestime mujore në zonat më të goditura prej këtij fenomeni për të përhapur një kulturë jo të dhunshme të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut;

tryeza të rrumbullakëta dhe takime publike për përfshirjen e shoqatave dhe të shoqërisë civile shqiptare me qëllim formulimin e propozimeve për zgjidhjen e problemit;

– përhapja e dëshmive të atyre që kanë zgjedhur pajtimin në vend të gjakmarrjes;

shoqërime jo të dhunshme për të garantuar një liri më të madhe lëvizjeje dhe për të mundësuar marrjen e përkujdesjes mjekësore për ata që rrezikojnë gjakmarrjen;

networking me shoqata të tjera që punojnë në fushën e gjakmarrjes për t’u garantuar viktimave që të kenë mundësi edukative dhe krijuese;

monitorim dhe mbledhje e të dhënave mbi shpërndarjen numerike dhe gjeografike të enomenit për të zhvilluar një njohje gjithnjë e më të detajuar dhe më të përditësuar të problemit;

– publikimin e ndërhyrjeve jo të dhunshme të realizuara.

Vullnetarët e Operazione Colomba-s vizitojnë çdo ditë familjet në hasmëri. Jeta në kontakt me ta u mundëson këtyre vullnetarëve të bashkëndajnë vështirësitë, shqetësimet dhe rreziqet duke forcuar besueshmërinë dhe besimin në punën e Operazione Colomba-s. Pra, ndërhyrja jo e dhunshme i adresohet si subjekteve të përfshira drejtpërdrejtë në gjakmarrje, ashtu edhe shoqërisë civile shqiptare, Institucioneve shqiptare dhe atyre Ndërkombëtare në tërësinë e tyre me qëllim që të bashkojnë forcat për tejkalimin e këtij fenomeni.