Përgjigja e Kryetares së Bashkisë të Patos-it ndaj pyetësorit mbi gjakmarrjen

Mayor of Patos answers

Edhe Rajmonda Balilaj, kryetarja e bashkisë të Patosit, është përgjigjur pyetësorit mbi fenomenin e  gjakmarrjes. Operazione Colomba mori përgjigjen nga Kryetarja e Bashkisë së Patosit nëpërmjet e-mailit si dhe pergjogje zyrtare të nënshkruar.

Më poshtë, Përgjigja e Kryetares së Bashkisë të Patos-it:

Teksti i plotë i letrës:

Në përgjigje të shkresës tuaj lidhur me Pyetësorin mbi fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”, së pari më lejoni t’ju përgëzoj për nismën që keni ndërmarrë dhe aktivitetet që keni zhvilluar. Është për tu vlerësuar gjithë angazhimi juaj dhe i vullnetarëve tuaj në asistencën që jepni për të tejkaluar fenomenin e “hakmarrjes” dhe gjakmarrjes” dhe sesnsibilizimi që doni të ndërmerrni së bashku me Institucionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare për marrjen e masave të efektshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.

Më lejoni të shpreh konsideratën e Bashkisë Patos për të qenë pjesë e nismave tuaja sensibilizuese.

Bashkëlidhur  Ju bëj me dije përgjigjet e Bashkisë Patos lidhur me pyetësorin e dërguar.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!

KRYETARE E BASHKISË
Rajmonda BALILAJ

Përgjigja e Kryetares së Bashkisë të Patos

1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e   i/e Bashkisë?

Gjykoj, që kjo duhet trajtuar si cështje kombëtare për vetë zanafillën që mbart dhe mënyrën se si është përcuar në komunitetet të ndryshme. Në fakt, këto janë dy fenomene sa të ndryshme aq edhe të njëjta, kanë në thelb dramën e familjeve shqiptare si një plagë që vetëm rrjedh. Ndryshimi i mentalitetit, puna e organizatave dhe nismat ligjore kanë bërë që të reduktohen rastet e tilla. Në fakt, raste të tilla edhe pse mund të ndodhin në vende të vogla, janë të priruar që të ikin në qytete të mëdha. Zyrtarisht nuk kemi hasur raste të tilla, nuk jemi ndeshur me fenomene të tilla, por kjo nuk na bën ne më pak përgjegjës për t’iu bashkuar gjithë nismave kombëtare e për të zbatur gjithë bazën ligjore, në mbështetje të uljes apo reduktimit të këtyre fenomeneve.

2. Si perceptohet fenomeni prej popullatës?

Këto janë fenomene nga ku ka vetëm humbës, këtu humbasin jetë njerëzish. Është një humbje e vazhdueshme, për shpresat e njerëzve, për mbarë shoqërinë që i përjeton.
Gjykoj që shoqëria shqiptare është në një fazë të tillë zhvillimi, ku ndjehet nevoja e sundimit të ligjit , “dorës së shtetit” jo “dorës së gjaksit”. Ndaj, mbetem besimpolotë se në një të ardhme të afërt, këto dy fenomene të mbeten pjesë e të shkuarës.

3. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar i/e Bashkisë?
Nisur nga statistikat, këto dy fenomene të cilat prej kohësh kanë sjellë tragjedi për familjet shqipare, fatmirësisht numri i tyre po vjen drejt uljes. Fatmirësiht, në territorin e Bashkisë së re Patos, nuk kemi evidentuar raste zyrtare, apo të kemi hasur deklarime të familjeve që janë në “gjak” apo “hasmëri”.

4. Konkretisht, cfarë hapash do të bëni për crrenjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e  i/e Bashkisë?

Këto dy fenomene janë cështje që duhen trajtuar me delikatesë dhe i duhet dhënë rëndësia e duhur, nga specilaistë, njerëz me përvojë dhe që kanë vullnetin për ta trajtuar si cështje me rëndësi kombëtare, jo vetëm lokale. Realisht, nuk na është dashur të ngremë struktura të cilat, të koordinojnë marrjen e masave për të trajtuar raste të tilla.
Në rast evidentimi, sigurisht që do të bashkëpunojmë me strukturat përkatëse për marrjen e masave dhe lokalizimin e rastit/rasteve nëse do të kemi.
Gjithashtu jemi të hapur për cdo koordinim kombëtar, për tu bërë pjesë e nismave kombëtare, për të zbatur cdo nismë ligjore dhe nismë sensibilizuese.

5. Më 4 maj  ka dalë Ligji nr.9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Cfarë keni ndërmend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Ligji nr.9389 synon “Ngritjen e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes” Pritet që me daljen e akteve nënligjore, të angazhohemi plotësisht për të qenë pjesë aktive e nismave kombëtare.
Neni 5 i këtij ligji, na angazhon ne si qeverisje vendore, për të qenë pjesë e platformës dhe mënyrës sesi Këshilli Koordinues do të koordinojë veprimatrinë me pushtetin vendor.

Falënderim

Faleminderit shumë Rajmonda Balilaj për disponueshmërinë dhe saktësinë e përgjigjeve. Ne do të krahasojmë deklaraten e saj me të dhënat tona të mbledhura që nga viti 2010.
I vlerësojmë shume përgjigjet e kryetares të bashkisë së Patosit dhe shpresojmë që të jetë një sinjal i rëndësishëm ndaj fenomenit të gjakmarrjes. Shpresojmë në një bashkëpunim të frytshëm, për të luftuar dhe mposhtur këtë fenomen në të gjithë Shqipërinë.

Kryetares së Bashkisë të Patos