Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë së Libohovës mbi gjakmarrjen

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë së Libohovës mbi gjakmarrjen

Kanë arritur shume përgjigje! Më 1 shtator, ne kemi marrë përgjigjen nga Kryetarja e Bashkisë së Libohovës, znj. Luiza Mandi, mbi pyetësorin e përgatitur nga vullnetarët e Operazione Colomba-s në kuadër të fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”.

Më poshtë përgjigjet mbi pyetësorin të kryetares të bashkisë të Libohovës.

Pyetjet

1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
a.  Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2. Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë së Libohovës

“Në përgjigje të pyetësorit të dërguar nga ana tuaj pë problemin e hakmarrjes , ju dërgojmë përgjigjet e tyre si më poshtë:

1.Në territorin e Bashkisë Libohovë ky fenomen nuk ekziston.
a.Ky fenomen nga popullsia e kësaj zone perceptohet si një fenomen i të shkuarës së largët por edhe të afërt që ekziston në zona të tjera të vendit.
b. Në zonën tonë nuk kemi asnjë rast hakmarrje.
c.Ka një bashkëpunim pothuajse të mirë midis punonjësit social të bashkisë dhe administratës të saj me të gjitha organizmat e tjerë vendorë shtetërorë dhe joqeveritarë për problemet e ndryshme të mosmarrëveshje familjare,të pronësisë,etj.

2.Edhe pse ky fenomen nuk ekziston,përsëri nga ana tonë rëndësi i është kushtuar dhe do t’i kushtohet problemeve të pronësisë dhe marrëdhënieve bashkëshortore,etj.nga të cilat edhe këtu ka patur dhe ekzistojnë akoma mosmarrëveshje  dhe konflikte të natyrave të ndryshme,zgjidhja e të cilave kërkon një angazhim më të madh e më të përgjegjshëm të të gjithë kuadrit ligjor.

3.Përsa i përket zbatimit të Ligjit nr.9393, datë 4.05.2005 ,nga Qeveria kërkohet përcaktimi i detyrave specifike për çdo institucion si dhe mbështetje konkrete me bazë materiale dhe asistencë teknike.

Duke u falënderuar për bashkëpunimin,

KRYETARI
Luiza MANDI”

Falendërim

Edhe ne vullnetarët e Operazione Colomba-s e falënderojmë për përgjigjet e saja, të cilat do krahasohen me të dhënat që kemi mbledhur që nga viti 2010 në gazetat kombëtare. Kujtojmë, gjithashtu, që Luiza Mandi ka qenë e disponueshme që në fillim, duke iu përgjigjur pyetësorit në kohën e kandidatures së saj dhe duke deklaruar se kishte aftësi të mjaftueshme për tu shprehur në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes. Dëshirojmë ta përgëzojmë për fitoren e saj dhe jemi të sigurt që me intensifikimin e përgjegjësive dhe aftësive do mund të përgjigjet edhe më shumë detaje pyetjeve tona, dhe veçanërisht asaj në lidhje me c’farë kanë në plan institucionet për të kërkuar qeverisë Shqiptare zbatimin e ligjit nr. 9389 të datës 4 maj 2005.