Nga mendimi në veprim për Pajtimin! – Manifestimi 12 Shtator 2015

Nga mendimi në veprim për Pajtimin - Manifestimi 12 Shtator 2015

Nga mendimi në veprim për Pajtimin!

Me datë 12 shtator 2015, ne jemi këtu si Shoqata Operazione Colomba për të kujtuar viktimat e “gjakmarrjes“ dhe “hakmarrjes’’ si dhe për të thënë së bashku me zë të lartë që duhet të ndërtojmë pajtimin kombëtar.

Këtë muaj dëshirojmë të reflektojmë së bashku mbi rëndësinë e të jëtuarit në menyre pozitive si dhe mbi raportet që kemi me të tjërët që na rrethojnë.

Mendimi ynë pozitiv për sot, është që duke mbajtur mendime të mira, ne mund të luftojmë, të kundershtojmë dhe më në fund të mposhtim fenomenin e “gjakmarrjes” dhe “hakmarrjes”. Ne besojmë se mendimet negative shndërrohen ne konflikt, ndërsa pikërisht mendimet pozitive janë ata që mund të parandalojnë aktet negative.

Nëse ne ndjekim mendimet negative, atëhere ne veprojmë me hidhërim, urrejtje dhe zemërim. Nëse ne përpiqemi të mbajmë mendime të mira, atëhere do të zgjedhim sjelljen pozitive, si faljen, pajtimin dhe paqen.

Me datë 12 shtator 2015, ju ftojmë në orën 19.00 përball Hotel Colosseo (Shkodër) thjeshtë për një gjest simbolik: Le të lirohemi nga mendimet negative dhe të zbulojmë Pajtimin!