Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Fushata 2015 > Pas zgjedhjeve > Përgjigje e kryetarët e bashkisë > Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes
Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes
![Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes](https://www.operazionecolomba.it/njepopullkundergjakmarrje/wp-content/uploads/2015/09/Sindaco-Comune-di-Maliq-Gëzim-Ali-Topçiu1.jpg)
Përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Maliq mbi fenomenin e gjakmarrjes
Ju sjellim përgjigjet e kryetares të Bashkisë Maliq, Gëzim Ali Topçiu. Në fakt, këto ditë edhe ai ka dërguar vullnetarëve të Operazione Colomba-s përgjigjet e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes.
Pyetjet e pyetësorit
1- Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
- Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
- Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
- A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
2- Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
3- Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?
Pergjigjet e kryetarit së bashkisë Maliq
Më poshtë teksti i plotë i përgjigjeve nga Kryetari i Bashkisë Maliq:
“Ne pergjigje te pyetesorit ju informojme:
1- Fenomeni i gjakmarrjes nuk eshte i perhapur ne territorin e Bashkise Maliq.
- Gjakmarrja perceptohet si nje fenomen kriminal me pasoja shume te renda social -ekonomike dhe ne frenimin e emancipimit te shoqerise.
- Referuar te dhenave nga institucionet perkatese nuk kemi asnje rast te fenomenit te gjakmarrjes.
- Bashkia Maliq ka qene dhe do te jete e gatshme te bashkepunoje me te gjitha strukturat perkatese per frenimin e ketij fenomeni.
2- Hapat qe do te ndjekim jane rritja e nderveprimit me institucionet e zbatimit te ligjit dhe ndergjegjesimi i komunitetit kunder ketij fenomeni negativ.
3- Nevojitet ngritja e nje strukture te posacme qe te trajtoje fenomenin e gjakmarrjes pasi nuk kemi nje te tille ,edhe pse ky fenomen nuk ekziston aktualisht ne Bashkine Maliq.
Duke ju falenderuar per bashkepunimin!
Pergjegjese e Zyres Social
Jonila Lilollari”
Falenderim
Deshirojme të falënderojmë Kryetarin e bashkisë Maliq për kontributin e tij, që me siguri do ta krahasojmë me të dhënat e mbledhura nga ne ne lidhje me fenomenin e gjakmarrjes. Gjithashtu deshirojmë të ftojmë kryetarin e bashkise Maliq për t’iu përgjigjur mundesisht më qartë pyetjes së tretë, duke pasur parasysh se Ligji nr. 9389 përmban ekzistencën e një organi ad hoc kundër fenomenit, por që ende nuk është kthyer në veprim të drejtpërdrejtë dhe konkret.