Një kopje e pyetësorit në tavolinën e kryetarit te Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Një kopje e pyetësorit në tavolinën e Erion Veliaj

Ditën e Mërkurë 9 Shtator 2015, vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar përgjigjen e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes direkt kryetarit Erion Veliaj.

Pasi nuk arritem të caktojmë një takim personal me kryetarin, vullnetarët e Operazione Colomba-s janë drejtuar zyres së protokollit për të verifikuar nëse dy letrat e dërguar në bashkinë ishin të regjistruara.

Vetëm letra e dytë e dërguar më 27 Gusht 2015 ka mberritur dhe është regjistruar. Pastaj një punojëse e zyres së protokollit na ka dhenë numrin e protokollit me të cilin është regjistruar letra jonë. Kështu kemi kontaktuar zyren e Kabinetit, ku është dërguar letra jonë.

Sekretarja në telefon na konfirmojë që letra jonë është në zyren e Kabinetit. Pastaj ajo bëri një fotokopje të pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe e la atë në tavolinën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ajo na siguroi se kryetari i bashkisë do t’i përgjigjet pyetësorit brënda datës 30 Shtator 2015, datën e mbylljes të fushatës Një popull kundër gjakmarrjes”. Shpresojmë të marrim një përgjigje nga Tirana së shpejti!