Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Peqin mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Peqin

Ju sjellim përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Peqin, Saimir Hasalla. Në fakt, këto ditë ai ka dërguar vullnetarëve të Operazione Colomba-s përgjigjet e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes.

Pyetjet

1- Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

  • Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
  • Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
  • A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2- Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

3- Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Reagimi i Kryetarit të Bashkisë Peqin

Ju sjellim më poshtë tekstin e plotë e përgjigjeve nga Kryetari i Bashkisë Peqin:

“Të nderuar përfaqësues të Operazione Colomba,

Duke ju falenderuar për letren nr.269B/2015, date 27.08.2015 drejtuar Bashkisë Peqin, dua t’ju përgëzoj për kontributin dhe punën e bërë nga ana juaj kundër fenomenit të “gjakmarrjes” dhe “hakmarrjes” në Shqipëri.

Fenomeni i “gjakmarrjes” nuk është shumë i perhapur ne territorin e trevës së Peqinit.

Më shume shqetesues është fenomeni i “hakmarrjes”, i cili ka nje shperndarje demografike si ne zonën urbane ashtu dhe ne atë rurale.

Disa nga arsyet e ekzistencës së këtij fenomeni janë dështimi i mekanizmave dhe instrumentave urbane te integrimit social, problemet ekonomike, mosparandalimi i konflikteve familjare, konflikteve të pronësisë, hasmërive të vjetra si dhe atyre me motive të tjera të dobëta, kanë ndikuar në kryerjen e veprave penale për hakmarrje apo gjakmarrje.

Nuk kemi nje statistike të saktë per këto dy fenomene dhe pasojat e tyre, kjo dhe për vetë faktin e kohës së shkurtër të konstituimit të njesisë së re territoriale të Bashkisë Peqin.

Për tejkalimin e këtyre dy fenomeneve shqetësuese me pasoja te renda duhet që organet e administrates publike qendrore dhe vendore të forcojnë bashkëpunimin dhe të bashkërendojnë mes tyre dhe organizatat e shoqerisë civile për të mbeshtur kategoritë sociale të prekuara nga këto fenomene.

Organizimi i aktiviteteve dhe veprimtarive që synojnë edukimin me frymën e tolerances, kundër vetëgjuqësisë, hakmarrjes apo gjakmarrjes.

Mbeshtetja e organeve te policisë së shtetit në marrjen e masave pëe parandalimit e konflikteve dhe veprave penale.

Në lidhje me zbatimin e ligjit nr.9389 mendojmë së duhet hartimi i nje strategjie kombëtare në luften kunder këtyre dy fenomeve mjaft shqetesuese si dhe nxjerrja e akteve nënligjore për zbatimin e ketij ligji.

Ju faleminderit.

KRYETARI

Saimir HASALLA”

Falënderim

Ne gjithashtu falënderojmë Kryetarin e Peqinit për kontributin e dhënë. Ne do të krahasojmë të dhënat e institucionale në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes në bashkinë e Peqinit me ato të mbledhura nga ne. Përfitojmë nga kjo mundësi për të kërkuar kryetarit të bashkisë një përgjigje më të detajuar në lidhje me pyetjen mbi aktet nënligjore për zbatimin zbatimin e Ligjit nr. 9389.

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Peqin mbi fenomenin e gjakmarrjes