Rastet e fundit i gjakmarrjes dhe hakmarrjes – Korrik

Në Shqipëri, në muajin korrik, ka pasur disa raste të lidhur me fenomenin e hakmarrjes. Këto raste kanë provokuar plagosjen e disa personave për disa arsye të ndryshme, siç: pronësia për tokën, pagesa e disa borxheve, nderi dhe respekti.

Një nga këto raste i përket një episodi në Itali, pranë qytetit Pesaro, në të cilën dy të rinj shqiptarë vranë me një thikë një bashkatdhetar per çështje pasionale të lidhur me nderin – përsëri, ky i fundit është një nga shkaqet kryesore të gjakmarrjes: link1, link2, link3, link4, link5, link6. Një rast gjakmarrje i dyshimtë, ka ndodhur në Strugë, Maqedoni, ku zëvendës drejtor i zyrës së taksave u vra me armë zjarri nga një makinë në shpejtësi: link7. Për sa i përket procesit të drejtësisë së shtetit, vehet re një shtrëngim i përgjithshëm i dënimeve për ata që kryejnë vrasje të lidhura me gjakmarrjen; në një rast hakmarrje që ndodhi në fshatin Fushë-Krujë (Shqipëri qendrore), e filluar që në vitin 1991, prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për akuzuarin për vrasje: link8, link9, link10. Vazhdojnë të jenë shumë shtetas shqiptarë që kërkojnë azil politik jashtë vendit për shkak të gjakmarrjes (link11), duke theksuar se ata janë kërcënuar për jetën; në kërkesat e shumta, ekzistojnë disa raste vetëm për të anashkalimin e ligjeve strikte ndaj imigracionit të shteteve evropiane (link12, link13).