Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Gusht

Nga konsultimi i gazetave dhe internetit, edhe në muaji gusht ka pasur disa raste të lidhura me gjakmarrjen (hakmarrje dhe gjakmarrje). Vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë evidentuar shtatë raste hakmarrje, që mund të krijojnë grindje tjera midis familjeve të përfshira. Shumica e konflikteve lindin për arsye sentimentale, borxhe, apo çështje pronësije mbi tokën dhe në shumë prej këtyre rasteve dhuna është e paramenduar. Dy raste dhune për çështje ekonomike kanë ndodhur edhe në Itali, ne Alessandria dhe Savona.

Në gusht, shteti shqiptar ka marrë ekstradimin e dy personave (një nga Anglia dhe tjetri nga Greqia) të dënuar për vrasje të lidhura me fenomenin e gjakmarrjes që ka ndodhur mes vitëve 1994 dhe 1997. I lidhur me gjakmarrje është edhe ekstradimi i një shqiptarit nga Kosova i ekstraduar nga Republika Çeke.

Edhe këtë muaj u shënua në të gjitha mediat shqiptare, një rast përkatës gjakmarrjes. Më 4 mars 2014 në Laç janë vrarë dy vëllezër dhe janë plagosur dy të tjerë të së njëjtës familje. Autori, që vuan ndoshta nga sëmundje mendore, u shtrua në spital psikiatrik në vitin 2004, dhe është lëshuar më pas. Gjakmarrja u zhvillua më 4 gusht 2015 kur u vra një burrë 73 vjeçar, i afërm i vrasësit të dy vëllezërve. Familja e tij jeton e ngujuar pas vrasjeve të 2014. Dyshimet janë ndaj familjes rivale dhe mediat nuk e përjashton mundësinë që vrasja është kryer nga vrasëses me pagesë.

Në nivelin ndërkombëtar evidentohen ne lidhje me fenomenin: një artikull nga Elvira Dones i lëshuar në Itali në revistën VanityFair (5 gusht, 2015 – faqja 30) duke cituar traditën e Kanunit pas vrasjes së shtatëmbëdhjetë vjeçit shqiptare ne Pesaro; një shkollë austriake e cila promovoi një projekt ndërgjegjësimi kundër fenomenit të gjakmarrjes (VIDEO), në mbështetje të një familje azilkërkuese shqiptare/kosovare; Civil Rights Defenders, një organizatë e themeluar në Stokholm në vitin 1982 që mbron drejtat e njeriut, ka botuar një raport në gusht 2015 për Shqipërinë, në të cilën përmet fenomeni i gjakmarrjes ku denoncohet ekzistenca e të paktën 70 familjeve të ngujuara.