Përgjigja e Kryetarit të Bashkisë Gramsh mbi fenomenin e Gjakmarrjes

The answers from the Mayor of Gramsh

Me kënaqesi ju komunikojmë ardhjen e përgjigjeve të reja ndaj pyetësorit të përgatitur nga ne vullnetarët e Operazione Colomba-s në kuadër të fushatës “një popull kundër gjakmarrjes.” Siç e dini, pyetësori është dërguar të gjithë kryetarëve të bashkive të Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato të sapozgjedhur.  Ne presim përgjiget dhe publikojmë ato herë pas herët. Sot është radha e përgjigjeve të kryetarit të Bashkisë Gramsh, Luljeta Kalem Dollani.

Pyetjet e pyetësorit:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigja e Kryetarit të Bashkisë Gramsh

Më poshtë publikojmë letrën e plotë, me përgjigjet e Kryetarit të Bashkisë Gramsh:

Ju falenderojme per misionin shume te rendesishem qe keni marre persiper te realizoni , pasi fenomeni i gjakmarrjes eshte akoma nje plage e hapur ne shqiperi .

Une kam kenaqesin tju bej te ditur se ne territorin e bashkise se Gramshit fenomeni i gjakmarrjes dhe hakmarrjes nuk ekziston .Ky fenomen per qytetaret e Gramshit ka mbetur nje rudiment qe i takon vetem se kaluares .

Hakmarrja dhe gjakmarrja nga banoret e rrethit te Gramshit konsiderohet si nje fenomen i shemtuar dhe eshte shume e rendesishme te theksojme qe ky qendrim mbahet si nga te rinjte ,ashtu e dhe nga brezat me te vjeter .Nenvizojme se ndjenja e hakmarrjes shfaqet ne raste te vecanta ,por ajo ska as perhapje dhe as jetegjatesi .

Ne territorin e Gramshit ka patur vetem nje rast gjakmarrje,ne vitin 1997 ,kur vrane nje femije 9 ­vjecar. Gjithe qyteti i Gramshit e denoi rende kete veprim te shemtuar .Raste te tjera nuk kane patur keto gjate ketyre 25 viteve te fundit .

Bashkia e qytetit tone ne bashkpunim me te gjitha istitucionet ,vecanrisht ato arsimore ,e kane  objektiv paresor edukimin e njerezve ne luften kunder dhunes .Slogani “jo dhunes !“eshte shnderruar ne moto pune per te gjithe .

Duke ju falenderuar per bashkpunimin.

Falënderim

Falënderojmë  kryebashkiaken për bashkëpunimin e saj dhe përgjigjet të detajuara. Të vetëdijshëm se fenomeni i gjakmarrjes është ende një realitet i gjallë dhe konkret, ne vullnetarët e Operazione Colomba-s vazhdojmë të krahasojmë të dhënat, duke përfshirë edhe ato të referuara nga kryetarja me artikujt e gazetave që kemi mbledhur në vitet e fundit. Duke përgëzuar për punën e përhapjes të jo-dhunës të ndërmarrur nga Bashkia Gramsh në bashkëpunim me institucionet, ne i kërkojmë sërish kryetares se si ekzekutivi do të zbatojë konkretisht Ligjin nr. 9389 i datës 4 Maj 2005.