Takim institucional me komisionarin e shërbimeve sociale të Shkodrës

Më 2 Tetor vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar në Bashkinë e Shkodrës, për një takim institucional me komisionerin e shërbimeve sociale zt. Filip Vida dhe bashkëpunojësen Rudina Kruja. Takimi është arritur pas kërkesava  të shumta të dërguara Kryetares të sapozgjedhur Voltana Ademi, me qëllim përgjigjen e pyetësorit në lidhje me fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes.

Ky ishte një takim prezantues : Operazione Colomba shpjegoi aktivitetet dhe objektivat e projektit, për të cilin përfaqësuesit e institucionit kanë propozuar një bashkëpunim të mëtejshëm në luftën kundër gjakmarrjes. Nga pikëpamja e përmbajtjes së takimit, pjesë e bisedës ishte e lidhur me kriteret e kuantifikimit të përqindjes së popullatës të përfshirë në fenomenin. Në fakt, në varësi të përkufizimit të përdorur për të identifikuar viktimat – si persona të ngujuar, ose personat që i përkasin fisit në hakmarrje, shifrat ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Në këtë drejtim, Bashkia e Shkodrës ka nxjerrë në pah vështirësitë e tyre në marrjen e shifrave të sakta dhe unike nga institucione të ndryshme të zonës që merren me fenomenin. Në mënyrë indirekte, kjo bisedë konfirmon praninë e fenomenit në Bashkinë e Shkodrës.

Sa për hartimin e plotë të pyetësorit, Operazione Colomba pret me pa padurim përgjigjet me shkrim nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, të premtuara nga përfaqësuesit institucionalë. Edhe pse fushata ka skaduar tashmë, vullnetarët shpresoj që të kontaktohen menjëherë dhe me këte rast bëjnë thirrje për një bashkëpunim të frytshëm mes shoqërisë civile dhe institucionet vendore.