Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Delvine mbi fenomenin e Gjakmarrjes

Tutte le risposte dei sindaci albanesi

Drejt fundit së fushatës “një popull Kundër gjakmarrjes”, e planifikuar më 30 shtator,
kanë ardhur shumë përgjigje nga kryetarët e bashkive. Shumë nga kryetarët kanë qenë të gëtshëm të përgjgjen edhe pse nganjëherë në mënyrë shumë të shkurtur në lidhje me kërkesat e përpunuara nga vullnetarët e Operazione Colomba-s. Sot ju paraqesim përgjigjet e kryetarit të Komunës DelvineRigels Balil Baili.

Pyetjet

Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Delvine

Më poshtë po paraqesim letrën e plotë dërguar nga Kryetari i Bashkise Delvine:

Ju pershendesim dhe ju urojme pune te mbare .
Duke ju falenderuar paraprakisht per ndihmesen qe ju jepni per tejkalimin e fenomenit te “hakmarrjes dhe te gjakmarrjes ,dua tu informoje se ne territorin e Bashkise Delvine nuk ka asnje rast te ketyre fenomeneve .
Ju falenderojme per mirekuptimin dhe bashkepunimin,
Delvine 23/09/2015

Falënderim

Vullnetarët e Operazione Colomba-s dëshirojnë të përshëndesin përzemërisht dhe të urojnë punë të mbarë kryetarit të sapozgjedhur të Delvines. Përveç kësaj, marrim rastin për të uruar për pozitën e tij të re dhe për përgjegjësitë mëdhaja, e ftojmë për t’iu përgjigjur në mënyrë më të plotë të gjitha pjesëve të pëetësorit sepse përgjigjet e kryetarit të komunës së Delvines nuk janë shteruese, sidomos kur krahasohet ashpërsia e fenomenit në fjalë. Edhe një herë falënderojmë Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin e tij, shfrytëzojmë këtë rast për të siguruar dhe informuar se ne do të krahasojmë deklaratën e tij në lidhje me mungesën totale të fenomenit të gjakmarrjes me të dhënat që ne mbledhim.