Përgjigjet nga kryetari i Bashkisë Devoll mbi fenomenin e gjakmarrjes

 Përgjigjet nga kryetari i Bashkisë Devoll

Sot ju publikojë përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Devoll, Bledjon Tomor Nallbati. Siç e dini, në kuadër të fushatës “një popull kundër ggjakmarrjes” vullnetarët e Operazione Colomba-s kemi shkruar një pyetësor dhe ja kemi drejtuar atë të gjithë kryetarët të bashkisë të Shqipërisë, për të ushtruar presion konstruktiv mbi institucionet në lidhje me fenomenin e gjakmarrjes. Më poshtë ju paraqesim pyetjet e formularit dhe përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Devoll.

Pyetjet

1.Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
a . Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2 .Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Devoll

Këtu janë përgjigjet e plota nga kryetari i Bashkisë Devoll.

Ne baze te shkreses tuaj Nr 224 prot Dt 31.08.2015 ju bejme me dije se:

1. Ne territorin e Devollit nuk kemii te bejme me perhapjen e fenomenit te hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
a. Ky fenomen nuk ka lidhje me komunitetin qe ben pjese ne zonen territoriale te Devollit
b. Ne bashkine e Devollit nuk kemi pasur raste te ketij fenomeni.
c. Bashkepunimi i Bashkise Devoll ka qene i frytshem me t egjitha enetet e tjera qe bejne pjese ne zonen e Devollit.
2. Duke pasur bashkepunim me institucionet e tjera vendore dhe lokale do te marrim masa per parandalimin e ketij fenomeni ne zone e Devollit.
3. Do te kerkojme bashkepunim te metejshem ne organet e qeverise vendore per parandalimin e perhapjes te fenomenit te hakmarrjes dhe gjakmarrjes.

Falënderim

Vullnetarët e Operazione Colomba-s falënderojnë kryetarin e Bashkisë Devoll që u përgjigj të gjitha pyetjeve në pyetësor, dhe për ndarjen e të dhënave me ne. Ne shpresojmë sinqerisht se deklarata e bërë nga kryetari mbi mungesën efektive të fenomenit të gjakmarrjes në fushën e juridiksionit të tij, të konfirmohet edhe nga të dhënat që kemi mbledhur përmes monitorimit të vazhdueshëm të gazetave kryesore Shqiptare. Në rast të kundërt, shpresojmë ne marrjen e masave konkrete si dhe luftes ndaj problemit, përveç masava parandaluese te cituara.