Përgjigjet nga kryetari Bashkisë Pustec mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga kryetari Bashkisë PustecKa arritur reagimi edhe nga Kryetari i Bashkisë Pustec, Edomond Temelko, pak para përfundimit të fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”, të planifikuar për 30 shtator. Kohët e fundit kemi janë rritur reagimet nga kryetarët të bashkive shqiptare, në mes tyre është pikërisht kryetari i bashkisë Pustec, përgjigjet e të cilit mund ti gjeni mëposhtë.

Pyetjet

1.Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
a . Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
b. Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
c. A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

2 .Konkretisht, çfarë hapash do të bëni për çrrënjosjen e plotë të fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes, duke iu referuar në mënyrë specifike territorit të komunës/qarkut ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
3. Më 4 maj 2005 ka dalë Ligji nr. 9389, i cili ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi mungojnë rregulloret zbatuese prej anës së Ekzekutivit. Çfarë keni ndër mend t’i kërkoni Ekzekutivit Shqiptar për zbatimin e këtij mjeti ligjor?

Përgjigjet nga kryetari Bashkisë Pustec

Ju sjellim përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Pustec, ashtu siç na i ka dërguar me postë:

Të nderuar ,
Në zonen tone nuk ekziston fenomeni i” gjakmarrjes dhe hakmarrjes “ ne jemi një popullatë minoritare që njihemi njeri me tjerin dhe nuk kemi problem të këtij lloji .Pra ky fenomen s’ka egzistuar dhe nuk është e perhapur asnjëherë ne territorin e Bashkisë Pustec .

Ju faleminderit për mirekuptimin dhe bashkëpunimin .
Me respekt ,

Kryetari Edomond Temelko

Falënderim

Ne gjithashtu falënderojmë kryetarin e Pustecit për bashkëpunimin. Gëzohemi për klimën e paqes dhe harmonisë që mbretëron në territorin e juridiksionit të tij. Dëshirojmë t’i kujtojmë që fatkeqësisht mirëkuptimin dhe sjellja e mirë mes qytetarëve shpesh herë nuk është një pengesë për përmbushjen e gjakmarrjes. Vullnetarët e Operazione Colomba-s do të krahasojnë deklaratën e kryetarit të Pustecit me të dhënat e mbledhura nga ne në vitet e fundit, duke shpresuar që fenomeni në fakt mos te ketë ekzistuar kurrë dhe kurrë nuk do të ndodhë në qytetin e Pustecit.