Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë ShkodërSot ju paraqesim përgjigjet e kryetares stë Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi. Siç dihet, Shkodra është një nga qytetet më të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes dhe kjo është arsyeja përse Operazione Colomba mbanë një prani konstante në zonën që nga fillimi i projektit. Për këtë arsye, vullnetarët tonë kanë qenë shumë në pritje të përgjigjeve të Kryetares. Duke mos dashur të presin në mënyrë pasive ardhjen e përgjigjeve që ndoshta kurrë nuk do të kishin mberritur, vullneratët kanë kerkuar nje takim direkt me kryetaren e bashkisë. Me këtë rast, kanë arritur një takim me Këshilltarin e Shërbimeve Sociale zt. Filip Vila, i shoqëruar nga kryetarja  shërbimeve sociale, znj. Rudina Kruja. Përgjigjet e formularit janë rezultati i këtij takim të frytshëm.

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër

Këtu janë përgjigjet e pyetësorit kryetarja znj. Voltana Ademi:

Bazuar në shkresën me nr. 288B Prot për plotësimit e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe hakmarrjes në territorin e Bashkisë Shkodër, përgjigjet e pyetjeve si më poshtë:

Cila është  përhapja e fenomenit të gjakmarrjes  & hakmarrjes në territorin e Bashkisë?

Fenomeni i gjakmarrjes është një fenomen i përhapur në gjithë vendin, por në Bashkinë Shkodër për fatin tonë të keq ka një përhapje më të gjërë të këtij fenomeni mjaft negativ për shoqërinë.
Familjet e prekura nga ky fenomen nuk janë të shtrira vetëm në zonat malore, veriore por vitet e fundit familjet e prekuara nga ky fenomen kanë gjetur përhapje dhe në zonat urbane, në qytet.

Si perceptohet fenomeni prej popullatës?

Gjakamarrja është një dramë  për shoqërinë, Gjakmarrja është një fenomen tragjik në jetën e qytetarit dhe që i ka rrënjët tek historia, si një dukuri mjaft e rëndë dhe shqetësuese për shoqërinë tonë duke cënuar të drejtën themelore të njeriut që është jeta.

Sa raste ka në bashkinë  tuaj?

Për sa i takon mbledhjes së të dhënave, të cilat janë  mbledhur nga kontaktet që bashkia ka marrë me strukturat publike/shoqata/individë që punojne në terren në ndihmë të këtyre familjeve, rezulton që statistikat për këtë fenomen nuk janë të sakta ,për faktin që disa organizata për qëllim të mbledhjes së fondeve e dhe e fryejnë nr. e familjeve të prekura.Gjithashtu nuk ka të dhëna të sakta pasi familjet që vuajnë  këtë fenomen nuk e deklarojne vetëm në rastet e përfitimeve të ndihmave per ushqime veshmbathje etj.
Për këto arsye për momentin nuk mund të deklarojmë të dhëna të sakta mbi familjet që  vuajne këtë fenomen.

A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera ku ju  jeni  Kryetar e Bashkisë?

Mbi fenomenin e gjakmarrjes Bashkia Shkodër ka evidentuar disa struktura bashkëpunuese si është Prefektura e Rrethit Shkodër, Qarku Shkodër dhe shoqata/oranizata që operojnë me shërbime që janë si më poshtë:

Shoqata atdhetare Dukagjini,
Operazione Colomba,
Drejtesi dhe Paqe,
Ambasadoret e paqes,
Misioni Orionit (Kisha katolike Bardhaj),
Fondacioni jo gjakmarrjes pro jetes.

Konkretisht cfarë hapash do të bëni për  çrrënjosjen e plotë të  fenomenit të gjakmarrjes &hakmarrjes në territorin e Bashkisë Shkodër?

Lufta për eleminimin e gjakmarrjes është një përpjekje e vështirë e gjate dhe mjaft delikate. Ky fenomen është një fenomen i komplikuar psikologjik që ka lidhje me vetëgjyqësine që ka të bëjë me ndërgjegjen e individit që nuk mund të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër, prandaj dhe lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni është një sfidë për të gjitha strukturat shtetërore,  është një sfidë e përbashkët e shoqërisë, e institucioneve shtetërore, edukuese ,fetare dhe strukturave jo qeveritare.

Në zbatim të ligjit 9389 datë  04.05.2005 i cili është ende i pazbatuar pasi mungojnë rregullore zbatuese ,cfarë keni ndër mend ti kërkoni ekzekutivit Shqiptar mbi zbatimin e këtij  mjeti ligjor?

Do kërkohet nga ana jonë të hartohen rregullore zbatuese per implimentimin e këtij ligji që në mënyrë që të respektohet e drejta themelore e njeriut që është e drejta per të jetuar jetën të lirë me gjitha të drejtat që ligji ka parashikuar per të.

Duke ju falenderuar për bashkpunimin,
Kryetar Voltana Ademi

Falënderim

Falënderojmë shumë znj. Voltana Ademi për bashkëpunimin e saj. Edhe pse kontributi mbërriti pas skadimit të afatit të fushatës, përgjigjet e kryetarës kanë qenë të plota. Veçanërisht, vlerësojmë gatishmërinë e bashkisë për zbatimin e Ligjit nr. 9389 i datës 4 maj 2005.