Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Kuçovës mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së KuçovësSot publikojmë përgjigjet e kryetarit të Bashkisë Kuçove, Selfo Kapllani. Me shumë kënaqësinë kemi marrë përgjigjet e pyetësorit nga ana e kryetarit të Bashkisë Kuçovë brënda mbylljes të fushatës “një popull kundër gjakmarrjes” të organizuar nga Operazione Colomba. Si zakonisht ju mund të gjeni më poshtë përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë Kuçovë.

Përgjigjet nga Kryetari i Bashkisë së Kuçovës

Këtu mund të gjeni përgjigjet e Kryetarit të bashkisë Kuçovë:

Ne pergjigje te shkreses suaj “Kerkese per informacion per fenomenin e gjakmarrjes\hakmarrjes” me nr. prot. 2648/2015, date 27.08.2015, ju lutem gjeni bashkengjitur pergjigjet per pyetjet tuaja mbi fenomenin e gjakmarrjes/hakmarrjes ne territorin e Bashkise Kucove.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin,

KRYETARI I BASHKISE
Selfo KAPLLANI

1. Cila eshte perhapja e fenomenit te gjakmarrjes dhe te hakmarrjes ne territorin ku ju jeni Kryetar i Bashkise?
Nga te dhenat qe disponon Bashkia Kucove, ne bashkepunim edhe me Komisariatin e Policise ne territorin e Bashkise Kucove nuk ka patur dhe nuk ka aktualisht asnje rast hakmarrje/gjakmarrje.

a. Si perceptohet fenomeni prej popullates?
Ky fenomen kuptohet mire prej banoreve dhe eshte plotesisht I denueshem.
b. Sa raste ka ne Bashkine ku ju jeni Kryetar i Bashkise?
Asnje rast te evidentuar.
c. A ka bashkepunim mes administrates dhe enteve te tjera ne territorin ku ju jeni Kryetar I Bashkise?
Po, bashkepunimi eshte shume i mire dhe ne mire te komunitetit.

2. Konkretisht, cfare hapash do te beni per crrenjosjen e plote te fenomenit te gjakmarrjes dhe te hakmarrjes, duke iu referuar ne menyre specifike territorit te Bashkise ku ju jeni Kryetar i Bashkise?
Ky fenomen aktualisht nuk eshte i pranishem ne komunitetin e Bashkise Kucove, por ne do te sigurohemi qe te mos kemi asnje rast edhe ne ardhmen.

3. Ne 4 Maj 2005 ka dale Ligji nr. 9389, I cili ende nuk eshte zbatuar plotesisht, pasi mungojne rregulloret zbatuese prej anes se Ekzekutivit. Cfare keni ndermend t’i kerkoni Ekzekutivit Shqiptar per zbatimin e ketij mjeti ligjor?
Kerkojme qe te dalin rregulloret zbatuese, ashtu sic edhe ju theksoni me lart, si dhe aktet nenligjore per zbatimin sa me shpejt te ligjit.

Falënderim

Operazione Colomba falënderon Kryetarin e Bashkisë së Kuçovës që është përgjigjur të gjitha pyetjeve në pyetësor. Ne do të krahasojmë deklaratat e tij në lidhje me mungesën totale të fenomenit të gjakmarrjes me të dhënat që janë kataloguar përmes leximit të përditshëm të gazetave më të rëndësishme. Falënderojmë gjithashtu Kryetarin e Bashkisë Kapllani për deklaratën e tij mbi angazhimin e zbatimit të Ligjit nr. 9389 i 4 majit 2005, me shpresë se këto fjalë të ndjeken nga veprime konkrete dhe konstruktive.