Pergjigjet e Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz mbi fenomenin e gjakamarrjes

Pergjigjet e Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz Sot ju publikojmë Pergjigjet e Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz , Fran Tuci, i cili pranon ekzistencën e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri dhe në bashkine e tij. Më poshtë ju publikojmë tekstin e plotë të letrës.

Pyetjet:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Pergjigjet e Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz

Nr 917 Prot. Fushë-Arrëz, me 15.10.2015

PËR: KOMUNITETIN PAPA XHOVANI  XXIII

SHKODER

NGA: BASHKIA FUSHË-ARRËZ
            
Lënda: Në pergjigje Tuajes nr. 240B/2015, date 27.08.2015.

Të nderuar Drejtues të Operazione Colomba-Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII!

Kam nderin  dhe privilegjin t’u shpreh  ndjenjen e konsiderates time më të lartë për JU dhe Stafin Tuaj, si dhe t’u falenderoj per ndihmesen e dhënë  ne tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes dhe të  gjakmarrjes”, në  Qarkun e Shkodres dhe të gjithë Shqiperisë.
Këtijë fenomeni të përhapur gjërësisht në territorin Shqiptarë, nuk ka patur se si ti shpetoje e dhe Bashkia Fushë-Arrëz, që sot me Reformen Administrative Territoriale, ka në përberjen e saj qyetitin Fushë-Arrëz dhe 35 fshatra në një hapsirë gjeografike prej 486 km2.
Sipas studimit që kemi bërë dhe sipas informacionit të marrë nga Administratorët e Njësive Administrative te Bashkisë Fushë-Arrëz, na resulton se fenomeni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes në këtë Bashki, pamvarsisht se në permasa të vogla e jo shumë i përhapur, por ekziston, dhe sot kemi 6 raste të këtij fenomeni.

Fenomeni i hakmarrjes e gjakmarrjes është  një  fenomen sa i vjeter, aq e dhe i ngulitur në mendjen dhe mentalitetin e shqiptarëve dhe qe vazhdon të jëtë një gangrenë  për shoqërinë tonë.
Për tejkalimin e këtijë  fenomeni, kërkohet një angazhim maksimal i gjithë hallkave të  pushtetit lokal dhe atijë qëndror ,duke mbështetur ato zona e fshatra ku është prezent ky fenomen, me infrastrukturë, me punësim, me zhvilim e me mbështetje të vazhdueshme sociale.
Megjithëse ligji Nr 9389 dt 04.05.2005, “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kordinues në luften kundër gjakmarrjes”, ka mbi 10 vjet që ka dalë, nuk ka ndonjë akt nënligjor të dalë për zbatimin e tijë e aq më teper një rregullore specifike për këtë fenomen.
Në perfundim ju garantojmë bashkëpunim dhe mbështetjen tonë për tejkalimin e fenomenit të hakmarrjes e gjakmarrjes.

Me respekt për Ju.

Kryetari
Fran TUÇI

Falënderim

Operazione Colomba dëshiron të falënderoj Kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, Fran Tuçi, për përgjigjet e tija. Përgjigjet në fakt, janë të përpikta, realiste dhe konstruktive. Te bindur se fjalët e tij janë mbështetura edhe nga veprimet, ne shpresojmë që të bashkëpunojnë me të së shpejti.