Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec mbi fenomenin e gjakamarrjes

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec Sot ju publikojmë përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, në lidhje me pyetësorin e përgatitur nga vullnetarët e Operazione Colomba-s që i drejtohet të gjithë kryetarëve në kuadër të fushatës “një populli kundër gjakmarrjes“. Edhe pse fushata ka përfunduar, ne vazhdojmë të publikojë të gjitha përgjigjet, duke përfshirë edhe atë të Majlinda Bufit, e cila ka mberritur pas përfundimit të fushatës.

Pyetjet:

– Deri në çfarë mase fenomeni i gjakmarrjes (Gjakmarrja dhe Hakmarrja) është i përhapur në komunën e tuaj?
– Çfarë hapash do të ndërmerren për të trajtuar fenomenin dhe për ta eleminuar atë?
– Si do të ushtroni presion mbi qeverinë për të zbatuar ligjin n. 9389 i 4 Majit 2005, që parashikon krijimin e një Këshillit Koordinues për luftën kundër “gjakmarrjes”?

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Roskovec

Si zakonisht publikojmë përgjigjet e kryetarit të komunës së Roskovec:

Roskovec më 25.09.2015
Lënda: Kthim Përgjigje
Drejtuar: Komuniteti Giovani XXIII

Në  bazë të shkresës me Nr. 2733 / 2015 Prot. për informacionin lidhur me fenomenin e gjakmarrjes ju informojmë se në Bashkinë e Madhe Roskovec nuk kemi pasur ndonjëherë fenomen të gjakmarrjes. “Jeta është një e drejtë, atribut themelor i qenies njerëzore dhe kur kjo jetë hiqet ose merret, në çfarëdo lloj mënyre, njeriu, në të njëjtën kohë, eleminohet si mbartës të drejtash dhe detyrimesh. Jeta e njeriut duke pasur një vlerë të padiskutueshme bëhet objekt i mbrojtjes kushtetuese”.
Lidhur me pyetësorin mund t’ju përmbledh disa informacione më të detajuara :
1. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në një shoqëri të emancipuar marrin një rëndësi të veçantë. Këto të drejta dhe liri nuk mund të respektohen dhe të gëzohen pa asnjë lloj kufizimi. Një mbrojtje absolute dhe e njëllojtë e të drejtave në të gjitha aspektet dhe në përgjithësi për çdo shtetas, do të ishte praktikisht e pamundur. Prandaj, ekzistojnë dhe kufizimet në të drejtat dhe lirinë themelore të njeriut, për të cilat kushtetutat dhe aktet ndërkombëtare i kanë klasifikuar si kufizime të lejueshme. Qytetarët e bashkisë së madhe Roskovec cilësohen si njerës të cilët e vlersojnë jetën dhe besimin fetar të tyre. Gjithsesi nuk kemi patur raste krimi që të çojnë deri në hakmarrje breznore. Theksoj se qytetarët e kësaj bashkie janë më të prirur të zgjidhin konfliktet e tyre duke u bazuar në sistemin gjyqësor. ( në raste nëse do ketë)
2. Fenomeni i gjakmarrjes është një fenomen i shëmtuar i cili sjell pasoja të pa rigjenerushme në çdo aspektë të jetës njerëzore. Në rast se do të kisha raste të këtij fenomeni do të bëja të pamundurën si në rrugë institucionale ashtu edhe në rrugë njerëzore për të frenuar këtë fenomen çnjerrëzor duke qenë se jam dhe banore e këtij qyteti.
3. Ajo çfarë do të kërkoja lidhur me Ligjin nr.9389 Ekzekutivit Shqiptar është që të jetë sa më shpejtë i zbatueshëm dhe frytëdhënës për komunitetin në tërësi!
4. Gjatë më shumë se 20 viteve tranzicion pothuajse çdo ditë në kronikat e zeza të medias njihemi me marrje jetësh në rrethana nga më të ndryshme, por në optikën tonë këtë radhë. Të parandalojmë, sa të jetë e mundur, fenomenin e gjakmarrjes, që po sjell shkelje të tjera të të drejtave dhe të lirive themelore të individit. Njerëzit e përfshirë në gjakmarrje, jo vetëm që humbin babanë, burrin, djalin apo vëllanë e tyre, por si në një rreth vicioz, me dhjetra individë, të afërm të tyre, nën frikën e pasigurisë për jetën, humbasin lirinë e lëvizjes, të drejtën për të punuar që të ushqejnë familjet e tyre, të drejtat elektorale, si dhe fëmijët e tyre të drejtën për t’u arsimuar, etj. Theksojmë se edhe fenomeni i gjakmarrjes, ashtu sikundër çdo sfidë tjetër, me të cilën ndeshet shteti dhe shoqëria shqiptare, kërkon një adaptim të ri të sjelljeve dhe të veprimtarisë të të gjitha strukturave të administratës publike shqiptare dhe shtetit.

Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj!

KRYETAR
Majlinda BUFI

Falënderim

Falënderojmë Kryetaren e Bashkisë Roskovec, që jo vetëm iu përgjigj të gjitha pyetjeve në pyetësorin tonë por edhe shtoji një diskutim mbi problemet e shumta që fenomeni i hakmarrjes shkakton. Ne jemi shumë të kënaqur që kryetarja ka theksuar rëndesinë e të gjitha strukturave publike që punojnë së bashku për të kontrolluar dhe për të mposhtur këtë dinamikë, duke përfshirë edhe nevojen për ndryshimeve në sjelljen e institucioneve të vendit. Vullnetarët e Operazione Colomba-s shpresojnë se qëllimet e kryetares të pasohen nga veprime konkrete dhe efektive, në mënyrë që të demonstrojë se për të ndryshuar sjelljen e institucioneve të përmendura, e të cilave ajo është pjesë, është i mundshëm. E ftojmë kryetaren të mos hezitojë të na kontaktojë për një bashkëpunim të mundshëm. Konkludojmë duke siguruar angazhimin tonë për të krahasuar të dhënat që aja ka dërguar me ato të mbledhura nga ne.