DEKLARATË PËR SHTYP: dënim fenomenit të gjakmarrjes dhe apel drejtësisë të shtetit

Apel drejtësisë të shtetit

Operazione Colomba, Korpusi jo i dhunshem i paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vë në dukje dënimin e Lazer Qukaj me 21 vjet burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Nik Prroj dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Kole dhe Marie Qukaj.

Operazione Colomba njeh përkushtimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi dhe kërkon që edhe ata që janë përgjegjës për vrasjen e Marie dhe Kolë Qukaj të sillen para drejtësisë.

Gjakmarrja është praktikuar shpesh si një formë e drejtësisë private në rastet kur drejtësia e shtetit nuk ka arritur qëllimin e saj. Për këtë arsye kërkon që drejtësia të vihet në vënd në mënyrë që të ndërprehen armiqësitë ndërmjet familjes Qukaj dhe familjes Prroj.

Historia e konfliktit fillon me një grindje mes fisit Qukaj dhe fisit Prroj që nga viti 2010, e cila ka shkaktuar disa viktima: tre të vdekur, një i plagosur si dhe përfshirjen e të afërmit e tyre (fëmijët, gratë dhe burrat). Më 8 korrik 2010, Gjoke Qukaj është dënuar për vrasjen e Ndoc Prroj, akt që ndodhi pas një mosmarrëveshje në lidhje me një kanal uji. Më 14 qershor 2012, e mitura Marie Qukaj dhe gjyshi i saj Kolë Qukaj (xhaxhai i Gjokës) u vranë. Përfshirja e të mitures adoleshente në gjakmarrje tronditi opinionin publik, duke shkaktuar demonstrata në të gjithë vendin. Sipas burimeve të mediave, hetimet e policisë kanë fajësuar familjen Prroj për vrasjen e Koles dhe Maries, duke e interpretuar atë si një akt për t’u hakmarrë për vdekjen e Ndoc Prroj. Por në burimet zyrtare nuk ka asnjë dënim të dyshuarit/dyshuarëve apo fajtorit/fajtorëve. Më 9 prill 2014, Lazer Qukaj dhe vëllai i tij Gjergj Qukaj, djemt e Kolës dhe xhaxhallarët e Maries, janë arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë të Nik Prroj, anëtar i familjes Prroj. Më 24 April 2016 Lazer Qukaj dënohet me 21 vjet burg për vrasjen në tentativë të lidhur me arsyet e gjakmarrjes.