Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Eventi 2016 > Konkurs Fotografik > Rregullorja e konkursit
Rregullorja e konkursit
Pjesëmarrja në konkurs është e lirë dhe e hapur për foto-amatorë, profesionistë dhe shoqatat vullnetare.
Ku të dërgoni fotot? Me e-mail në adresën operazionecolomba.al@apg23.org
Tema e konkursit: “Të lidhim besen për… pajtim!”
Numri fotografive: 2
Mbyllja e konkursit: 10 korrik 2016
Rregullorja
Për të marrë pjesë, duhet të dërgoni fotot në adresën e-mail operazionecolomba.al@apg23.org me informacionet e mëposhtëm (pa këto të dhëna, regjistrimi nuk do pranohet):
- Titulli i Fotografisë
- Kategoria (specifikoni nëse jeni foto-amator, profesionist apo shoqatë vullnetare)
- Mbiemri
- Emri
- Data e linde
- Qyteti
- Telefoni
Gjithashtu kopjoni tekstin e mëposhtëm:
Deklaroj që zotëroj pronësinë e të gjitha imazhet e dërguara dhe komponentët e tyre, vërtetoj saktësinë e informacionit të dhënë, pranoj në të gjitha pjesët e saj rregulloren e këtij konkursi dhe autorizoj për përdorimin e plotë të imazheve të dërguar nga unë pa kompensim, në të tashmen dhe në të ardhmen, në të gjitha format e komunikimit të lejuar me ligj, duke mbajtur përgjegjësinë për përmbajtjen që ato kanë.
Nëse fotot paraqesin imazhet e njerëzve të njohur, me anë të kësaj rregullore, konsideroj të padëmshme shoqatën Operazione Colomba-Papa Xhovani XXIII për përdorimin e fotove.
Autorizoj shoqatën Operazione Colomba-Papa Xhovani XXIII për përpunimin e të dhënave personale.
https://www.operazionecolomba.it/njepopullkundergjakmarrje/wp-content/uploads/2016/06/RREGULLORJA.pdf