FOTO takim publik: Heroi i vertete është ai që fal

Fushata e sensibilizimit e 2016 “Të lidhim besën për… pajtim” mbërrin në Tiranë. Një takim publik për të reflektuar së bashku mbi temën e faljes. Kush është një hero i vërtetë? Kush është një burrë i vërtetë? Sa kultura jonë ndikon thellë në përvojat tona emocionale dhe zgjedhjet tona të përditshme? A është e mundur një kulturë e faljes? A mund të themi me të vërtetë që ”heroi i vërtetë është ai që fal”?