Operazione Colomba vlerëson raportin e Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë

Europarl_logo.svgOperazione Colomba vlerëson raportin e Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 3 shkurt 2017.
Në veçanti, bashkëndan kritikat e funksionimit të sistemit gjyqësorit, “duke përfshirë mungesën e pavarësisë nga ndikimet politike dhe degët e tjera të pushtetit, drejtësinë selektive, përgjegjësinë e kufizuar, mekanizmat rregullatorë të paefektshëm, korrupsionin, gjatësin e përgjithshme të procedurës së gjyqësorit dhe zbatimin e vendimeve”. Vetëgjyqesia, dhe me të edhe gjakmarrja, ri-shfaqen, kur drejtësia shtetërore nuk është efektive.
Gjithashtu Operazione Colomba i bashkohet rekomandimeve në lidhje me institucionet shtetërore, në mënyrë që kjo të jetë një reformë e sistemit të drejtësisë penale, i cili synon “të konsideroj kriminelët të përgjegjshëm dhe për të promovuar rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të viktimave dhe dëshmitarët e krimeve”.