RAPORTIT MBI FENOMENIN E GJAKMARRJES TE HARTUAR NGA ZYRA PER REFUGJATE DHE PERSONA PA SHTETESI NE BELGJIKE

report belgaNë muajn e Marsit, Komisioni Federal qe merr dhe vendos kërkesa të azilit politike në Belgjikë ka takuar vullnetaret e Operazione Colombas në Shkodër. Në vitet e fundit, shumë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Belgjikë për arsye të gjakmarrjes. Prandaj, disa anëtarë të departamentit te kërkimit të zyrës të komisarit te përgjitshëm për refugjate dhe persona pa shtetësi në Belgjikë kanë marrë pjëse në një mision në Shqipëri për të mbledhur informacione mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe për te kuptuar më gjere.
Gjatë takimit, delegacioni ka njohur me shume mbi aktivitetet e Operazione Colomba-s kundër këtij fenomeni në Shqipëri dhe përvojën e saj me familjet në hasmeri për të kuptuar si fenomeni zhvillohet sot, sa jane rastet e gjakmarrjes dhe ku kanë ndodhur, dhe si fenomeni mund të zhduket.
Përveç kësaj, delegacioni ka takuar disa përfaqësues të Institucioneve dhe Shoqatave Shqiptarë për të mbledhur disa informacione të mëtejshme mbi fenomenin e gjakmarrjes. Delegacioni ka përdorur këta informacione për të hartuar Raportin “Albania. Blood Feuds in contemporary Albania: Characterisation, Prevalence and Response by the State” ku mund të gjinden edhe mendimet e vullnetareve të Operazione Colomba-s.
Raporti është publikuar ne keto dite. Raporti është një kërkim i rëndësishëm mbi fenomenin e gjakmarrjes qe është akoma një temë pak e njohur në Evropë. Raporti përshkruan zhvillimin e fenomenit deri sot, karakteristikat e tij, ndërhyrjet e institucioneve dhe shoqatave të cilat punojnë për të parandaluar kete praktikë. Në fund, Raporti jëp udhëzime të vlefshëm për të trajtuar raste kërkesave te azilit politikt për arsye të gjakmarrjes.