10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Me datën 10 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, kemi rifilluar të manifestojmë në qendër të Shkodrës.

Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta. Për disa njerëz, ky parim është ashtu si të shikosh një qiell plotë yje. Për kundrazi, për viktimat e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, është normale të shikosh të drejtat e tyre të shkelura çdo ditë.