Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Qershor 2018

scutariSituata sot
Në muajin qershor kanë ndodhur dy ngjarje që lidhen me gjakmarrjen. Në fillim të këtij muaji është arrestuar një person i cili është akuzuar të ketë bërë një sulm me dinamit kundrejt një qytetari, korrikun e kaluar. Hetimet kanë zbuluar se ai ka marrë hak për një sulm të pësuar në vitin 1997, ku ka mbetur i plagosur, dhe ku kanë humbur jetën dy persona të tjerë. Nga mesi i qershorit, një burrë është vrarë në Shkodër, pranë servisin të tij ku punonte për riparimin e automjeteve. Dyshohet për vrasje me pagesë si shkak i një konflikti të mëparshëm, në të cilën kanë qënë të përfshirë disa nga anëtarë e familjes së viktimës.

Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët
Si çdo muaj kemi shkuar në Tropojë për të vazhduar punën tonë, në veçanti me një familje të pakënaqur nga procesi gjyqësor për vrasjen e një prej të afërmve të tyre. Përveç këshillave të avokatit tonë me të cilin bashkëpunojmë, vazhdojmë të ruajmë afrimitetin tonë ndaj saj sepse prania jonë është thelbësore për të përforcuar zgjedhjen e tyre për të falur familjen kundërshtare dhe për të zvogëluar dëshirën për gjakmarrje. Në qershor kemi dorëzuar një letër një gruaje që ka humbur vajzën e saj për shkak të gjakmarrjes. Në letër përsërisim afërsinë tonë për të dhe për familjen e saj, dhe i kujtojmë se gjakmarrja sjell vetëm vuajtje. Pasi e lexoi, ajo tregoi besim dhe nderim për ne, por në të njëjtën kohë na tha se sa e vështirë falja është për të. Në muajin qershor ishte përvjetorin i vdekjes së vajzës së saj dhe, si çdo vit, kemi shoqëruar familjen për t’u lutur në varrezat. Ishte një moment shumë emocionues, i cili na dha mundësinë të kuptojmë se sa e rëndësishme është t’i jemi pranë kësaj familje në momentet e vështira si dhe në ato të lehta.
Me ndihmën e një murgeshe dhe të një prifti nga një fshat në periferi të Shkodrës, takuam një familje të re, e goditur disa muaj më parë nga një humbje e madhe. Familja na mikpriti shumë mirë, dhe ne u jemi afruar atyreve me kujdes dhe delikates, duke respektuar dhimbjen që ata po ndiejnë. U kemi shpjeguar se puna jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve që vuajnë. Motra e viktimës, papritmas, tregoi besimin e saj me fjalë të mirëkuptuese: ajo është e sigurt se Zoti e donte vëllanë e saj me të, sepse ai kishte nevojë për një shpirt të veçantë. Ajo është gjithashtu e bindur se sakrifica e të vëllait mund të ndihmojë djalë që e vrau për të ndryshuar rrugën e keqe që kishte marrë.
Kjo vizitë ka konfirmuar forcën e pabesueshme të grave shqiptare që janë agjentët më të rëndësishëm të ndryshimit të kësaj shoqërie të zhytur në dhimbje dhe dhunë.
Në fillim dhe në fund të muajit kemi organizuar dy takime me grupin e fëmijëve dhe para-adoleshentët në gjakmarrje – momente kyçe për të konsoliduar grupin dhe për të punuar mbi aktin e faljes. Në këto takime, na ndihmon prej disa muajve një djalë shqiptar, i cili ka marrë për zemër të ardhmen e këtyre të rinjve: prania e tij të fortë, si dëshmia për jetën e tij të vështirë ku shpesh herë ka rën por ka gjetur forcën për tu ngritur prap, është një dhuratë e çmuar për të rinjtë por edhe për ne vullnetarët. Në mesin e muajit erdhi Giulia, një vullnetare e re e cila u kthye sërish në Shqipëri pas disa vitesh. I bëjmë Giulia-s urimet tona më të mira dhe shpresojmë se koha e saj në Shqipëri të jetë e pasur me përvoja të reja.

Marrëdhëniet me insitucionet dhe puna në rrjetë
Në qershor kemi marrë disa letra nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, si përgjigje për shpërndarjen e raportit tonë trevjeçar. Përveç falenderimeve për punën tonë, këto institucione kanë bërë të ditur gatishmërin e tyre për të bashkëpunuar per të tejkaluar fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Në muajt e ardhshëm, do të kemi takime të rëndësishme me disa prej këtyre istitucioneve, shpresojmë të jenë frytdhënëse.
Prej Prillit 2018, Bashkimi Evropian, përmes organizatës “Save the Children”, mbështet projektin e Operazione Colomba-s në Shqipëri. Kjo mbështetje mundëson realizimin e aktiviteteve tona, që nxisin kapërcimin e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Për më tepër, pjesëmarrja në disa trajnime, të organizuara dhe të promovuara prej atyre, ka ndihmuar stafin tonë që të rrisë aftësitë për të ndërtuar një veprim më efikas. Prandaj, dëshirojmë t’i falenderojmë në një mënyrë të veçantë.