Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Korrik 2018

Situata sot

Në fund të muajit, në Tiranë, një shpërthim dëmtoi shtëpinë e një njeriu, për fat të mirë pa plagosur askënd. Personi tha se sulmi ishte një hakmarrje për një vrasje të kryer nga djali i tij në vitin 2015. Që atëherë, kjo familje ka pësuar katër sulme me dinamit, si dhe një atentat të bërë kundër djalit në burg. Klani ka deklaruar se, nëse nuk ka ndërhyrje nga drejtësia e shtetit, do të bëjë vetëgjyqësi. Përveç kësaj, këtë muaj, dikush qëlloi në drejtim të shtëpisë së një njeriu në fshatin Fierzë, në malet e Tropojës. Në gazeta dyshohet se incidenti është rezultat i një përshkallëzim të dhunës midis agresorit dhe një shoferi furgoni të zonës. Cikli i dhunës filloi me disa plumbat të shkrepura në drejtim të furgonit, dhe vazhdoi me kërcënimet e armatosura nga djali i shoferit. Situata të ngjashme shpesh degjenerojnë në raste gjakmarrje.

Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët

Si çdo muaj kemi vizituar shumë familje që jetojnë një jetë të vështirë për shkak të gjakmarrjes. Kemi perfituar nga prania e Farbizio-s, një vullnetar i vjetër dhe ish-koordinator i projektit në Shqipëri, për të vizituar një burrë që vuan ende shumë për vrasjen e djalit të tij. Afrimiteti dhe kujdesi jonë për këtë familje i ndihmojnë ata për të lehtësuar dhimbjen dhe për të rifituar besimin në vetvete dhe në të ardhmen.

Vizitat në familje mund të bëhen edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Itali, kemi takuar pjesëtarët e një familje nga Tropoja që duhet të vendosin se si të sillen në lidhje me vrasjen e një të afërmit të tyre, e cila ka ndodhur në të kaluarën. Nga ana jonë, mundohemi të mbikëqyrim situatën, duke u përpjekur të ushtrojmë mbi ata një presion pozitiv që ti shtyjë drejt pajtimit me kundërshtarët dhe të çojë vëmendjen e tyre drejt kërkesës për drejtësinë shtetërore. Për këtë rast të veçantë jemi në kontakt me Prokurorin e Përgjithshme Shqiptare.

Në korrik, një familje që ndjekim është prekur nga dy vdekje. Gjatë vizitës kemi ngushëlluar familjen dhe jemi perpjekur ti rrimë pranë në këtë moment të dhimbshëm. Një nga fëmijët e tyre na falënderoi për afërsinë tonë, duke na thënë se jemi njerëz të jashtëzakonshëm, dhe se nuk ka fjalë për të na përshkruar.

Me grupin e të rinjve në gjakmarrje kemi shkuar një ditë në plazh. Kemi kaluar momente shumë të këndshme dhe të rëndësishme për konsolidimin e marrëdhënieve në grup dhe për të shkëmbyer disa fjalë me disa djem që kanë më shumë vështirësi për t’u hapur.

Në fund të muajit kemi shkuar në Tropojë, si çdo vit, për të organizuar kampin veror për fëmijët dhe gratë dhe, që këtë vit, për vajzat adoleshente. Tema e kampit këtë vit është “Të gjithë mund të jenë heronj” dhe qëllimi ynë është që të rrisim ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në rolin themelor që ata mund të luajnë për të sjellë ndryshim në komunitetet e tyre.

Marrëdhëniet me insitucionet dhe puna në rrjetë

Në përgjigje të dorëzimit të raportit tonë trevjeçar mbi fenomenin e gjakmarrjes në institucionet shqiptare, kemi marrë një letër nga Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, që kemi takuar në fillim të muajit. Drejtoresha është e gatshme për të bashkëpunuar me ne, veçanërisht për disa raste të caktuara që ende nuk kanë marrë drejtësi. Edhe këtë muaj, disa dijetarë dhe gazetarë

na kanë kontaktuar për të pasur informacione mbi punën tonë e mbi fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Është kënaqësi që puna e Operazione Colomba-s në Shqipëri është vlerësuar në fusha të ndryshme të studimit dhe komunikimit.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, Save the Children dhe QSHPLI.