Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Gusht 2018

Situata sot

Në muajin Gusht, në shtypin shqiptar janë raportuar konflikte të shumta, disa prej tyre për fat të keq janë shndërruar në vrasje. Më 10 Gusht, një burrë është vrarë në Shkodër për arsye të paqarta dhe me sa duket i lidhur, sipas policisë, me në një rast gjakmarrje i cili ka shkaktuar në të kaluarën vdekjen e katër njerëzve. Më 14 Gusht, është arrestuar një i arratisur prej 39 vjetësh i cili, në vitin 1999, kishte vrarë dy persona për hakmarrje. Monitorimi i mediave ndihmon për mbledhjen e vazhdueshme të informacioneve rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut të shkaktuara nga praktika e gjakmarrjes.

Aktivitetet

Javën e parë të Gushtit, kemi qenë në rajonin e Tropojës ku kemi kryer, si çdo vit, një kamp veror për fëmijët, vajzat dhe gratë. Prania jonë në Tropojë na ka lejuar të monitorojmë disa situata të hasmërisë, përmes vizitave në familjet të përfshira në këtë fenomen. Një moment shumë i rëndësishëm ka pasur si protagonistë të tij dy fëmijë kushërinjë, që i përkasin një familje të përfshirë në hasmëri: me ata kemi folur se si t’u bësh ballë konflikteve dhe se është e paefektshme të zgjidhësh mosmarrëveshjet në mënyrë të dhunshme. Këto janë fara të vogla paqeje të cilat shpresojmë se do të japin fryte të mrekullueshme në të ardhmen.

Pas kthimit në Shkodër kemi vazhduar vizitat në shtëpitë e familjeve dhe kemi shoqëruar dy gra të vizitojnë burrat e tyre në burg. Përveç kësaj, kemi përfituar nga moti i mirë për të bërë disa udhëtime me familjet. Për shembull, kemi shoqëruar një njeri të ngujuar prej kohësh dhe familjen e tij në malet e Shqipërisë së veriut, ku ndodhet fshati nga vijnë ku nuk shkonin prej 20 vjetësh. Përveç kësaj, gjatë këtij muaji u kemi ndenjur pranë një çifti që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të gjakmarrjes. Pavarësisht se janë të vetëdijshëm se është e nevojshme të kapërcejn dhimbjen për vdekjen e një njëriu të shtrenjtë dhe të shpresojnë në të ardhmen, ripunimi i asaj që ndodhi është edhe më e veshtirë. 

Të mbështesësh viktimat e fenomenit të gjakmarrjes në procesin e përpunimit të dhimbjes dhe kapërcimit të konfliktit ndihmon në realizimin e shtigjeve të drejtësisë restauruese dhe promovon përdorimin e alternative dispute resolution. Këto elemente ndikojnë për të krijuar një mjedis pozitiv dhe të sigurt ku familjet në gjakmarrje mund të mendojnë dhe shpresojnë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Marrëdhëniet me insitucionet dhe puna në rrjetë

Muaji Gusht ka qenë një muaj plotë me dëshmi. U jemi përgjigjur pyetjeve të dy gazetarëve, të cilët i kemi takuar në Shkodër për t’u treguar më shumë mbi punën tonë. Gjithashtu vazhdojnë bashkëpunimet me shoqatat e tjera: shoqata italiane “AVS” që ka argëtuar dhe kënaqur fëmijët e familjeve në gjakmarrje me një shfaqje kllouni dhe Fondacioni Mary Ward Loreto, i cili na ka ndihmuar në realizimin e disa aktiviteteve të kampit veror në Tropojë.

Ky projekti financohet nga Bashkimi Evropian, Save the Children dhe QSHPLI.