Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Shtator 2018

Situata sot

Muaji shtator filloi me një lajm tragjik: një 15 vjeçar vrau me thikë një djalë një vit më të vogël se ai, për shkak të një grindje gjatë një ndeshje futbolli. Gazetat shkruajtën se babai i vrasësit e shtyu atë të bënte këtë gjest, duke i thënë: “Nëse nuk e bënë, nuk je burrë”.
Përveç kësaj, më 6 shtator një burrë është vrarë për gjakmarrje. Viktima kishte plagosur një person në vitin 2012 dhe vrasja është një formë hakmarrje për dëmin e shkaktuar më parë. Për më tepër, viktima sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, ku kishte kërkuar azil, sepse kishte frikë nga gjakmarrje, por i kishin refuzuar kërkesën. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në prill, për këtë arsye hartuam një thirrje që ia dërguam institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri, me shpresën që të merren masat e duhura për të siguruar mbrojtjen efektive të të gjitha personave të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes. Gjatë gjithë muajit, kemi regjistruar disa raste plagosje dhe vrasjeve të lidhura me debatet për pronat.

 

Aktivitetet

Ditët e fundit të verës na kanë lejuar të shoqërojmë në det një grua me tre fëmijët e saj. Burri i saj është në burg për vrasje dhe familja jeton në vështirësi ekonomike, duke ruajtur një dinjitet që për ne është gjithmonë një shembull dhe frymëzim. T’u dhurojmë atyre një ditë të lumtur është një nga arsyet për të cilët jemi këtu.

Në fund të këtij muaji kemi pasur nderin për të mirë pritur një grua që ka hyrë në një rrugë shumë të thellë për ripunimi e zisë për humbjen e vajzës së saj, tre vjet më parë. Falë pranisë së saj, kemi organizuar një takim me gratë e familjeve në hakmarrje dhe gjakmarrje dhe para takimit kemi bërë shumë vizita familjeve në gjakmarrje për t’i ftuar në këtë takim.

Gjatë këtij momenti, mysafirja ka ndarë përvojën e saj personale dhe prekur ndjenjat më të thella në secilën nga pjesëmarrëset për të “siguruar”, sipas fjalëve të saj, “që lotët të mos tregojnë për dhimbjen e vdekjes, por për dashurinë e madhe që një nënë ka për fëmijën e saj, edhe kur nuk jeton më”. Kjo lloj ndërhyrje mbështet drejtësinë restauruese sepse ndihmon viktimat e fenomenit në ripunimin e zisë dhe konfliktit, duke promovuar përdorimin e alternative dispute resolution. Nëse anëtarët e familjeve në hakmarrje arrijnë të pajtohen me plagët e tyre emocionale, niveli i ndjeshmërisë ndaj palës tjetër mund të rritet dhe, për këtë arsye, procesi i ndërmjetësimit të lehtësohet. Me këtë qëllim është bërë edhe një vizitë në shtëpinë e një nëne që ka humbur vajzën e saj për gjakmarrje për t’a ndihmuar në procesin e kapërcimit të traumave.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë

Më fillim të muajit kemi marrë pjesë në një takim të organizuar nga “Save the Children”, me qëllimin për të afruar shoqatat që marrin mbështetjen e saj për aktivitetet për promovimin e qasjes në drejtësi të grupeve më të prekshëm. Në fund të muajit kemi takuar një imam të Shkodrës, i cili punon për të kapërcyer fenomenin e gjakmarrjes, për të marrë informacione në lidhje me një familje myslimane të përfshirë në një grindje. Përfaqësuesit fetarë shpesh kanë kontakte të drejtpërdrejta me familjet në gjakmarrje dhe, për këtë arsye, bashkëpunimi i tyre është i çmuar dhe i vlefshëm për të bërë një punë efektive.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, Save the Children dhe QSHPLI.