Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Tetor 2018

Situata sot

Fatkeqësisht, në muajin Tetor ka pasur shumë raste dhune që kanë çuar në plagosjen e disa njerëzve dhe, në disa raste, edhe në vdekjen e tyre. Një ish kryetar fshati nga zona e Burrelit u ka gjuajtur disa burrave pas një zënkë në klub, duke vrarë dy punëtorë të bashkisë  dhe një burrë tjetër. Familja e fajtorit deklaroj se ndjen shumë turp për këtë gjest dhe se janë larguar nga fshati për frikë të hakmarrjes.
Në fund të muajit, në periferi të Tiranës, një burrë është përpjekur të hakmarrë vrasjen e dy vëllezërve të tij, e cila ka ndodhur në vitin 2014. Sipas policisë, fajtori vrau vëllanë e vrasësit të vëllezërve të tij dhe tani është arratisur. Ky akt i drejtësisë private u krye kundrejtë një të pafajshmi pavarësisht se vrasësi eshtë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në vitin 2014.

Këtë muaj, është regjistruar një rast i ngjashëm me këtë të fundit, i cili përfundoi me arrestimin e të arratisurit. Sipas burimeve, në vitin 2014 i arratisuri ishte përpjekur të hakmerrte vdekjen e vëllait të tij, të vrarë në vitin 2011 në zonën malore të Dukagjinit.

Aktivitetet

Edhe këtë muaj kemi vazhduar vizitat tona në familjet në hasmeri në zonën e Shkodrës dhe Tropojës. Nga mesi i muajit, kemi përfituar nga prania e Atit Gianfranco Testa, ish-misionar i Consolata-s, për të sjellë në zemrat e atyre që ende vuajnë për shkak të hakmarrjes, fjalë ngushëllimi dhe falje. Prania e tij gjatë vizitave në familjet në hakmarrje na ka ndihmuar që të mbështesim dhe të inkurajojmë shtigjet e drejtësisë restauruese. Me të kemi vizituar dy shkolla dhe një konvikt, ku kemi organizuar disa takime me nxënës të moshës 11 deri në 25 vjeç, në lidhje me faljen dhe pajtimin. Synimi i takimeve ka qënë sensibilizimi i të rinjve për përdorimin e mjeteve të alternative dispute resolution për të zgjidhur konfliktet dhe grindjet. Ka qenë shumë e rëndësishme të flasim me këta të rinj, të cilët janë e ardhmja dhe motori i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë. Takimet kanë qënë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të krijuar marrëdhënie me Motrat Salesiane, Motrat Misionare të Konventës së Shenjtë dhe Motrat Engjellore të Shën Palit.
Gjithashtu këtë muaj kemi shoqëruar disa familje për të vizituar të afërmit e tyre në burg. Veçanërisht, një grua na falënderoi shumë, sepse prania jonë e ndihmon atë të mos ndihet e vetmuar.

Vazhdon bashkëpunimi me një avokat nga Shkodra, që na ndihmon për rastet kur kërkohen këshilla ligjore.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë

Në fillim të muajit kemi takuar një Imam nga Shkodra me të cilin po përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie për të mbështetur një familje myslimane, që ka humbur një anëtar të familjes për arsye të hakmarrjes. Këtë muaj kemi kontaktuar Ambasadën Gjermane dhe i kemi propozuar një takim pët t’u njohur për një bashkëpunimi të mundshëm.

Përveç kësaj, kemi takuar Sekretarin e Parë të Ambasadës Italiane në Tiranë për të konsoliduar bashkëpunimin, për t’u informuar ata për punën e bërë deri tani si dhe për të diskutuar projektet afatshkurtra dhe afatgjata të Operazione Colomba-s në Shqipëri.

Së fundi, kemi pasur kënaqësinë të takojmë dy operatorë të Grupit të Solidaritetit Njerëzor (GUS), të cilët na propozuan të bashkëpunojmë në një projekt për ndërgjegjësimin mbi dhunën në territorin e Shkodrës.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, Save the Children dhe QSHPLI.