Kundër Gjakmarrjes – Fushata 2018/2019

Mё 10 dhjetor 2018, Operazione Colomba fillon fushatёn “Kundër Gjakmarrjes” pёr tё sensibilizuar shoqёrinё civile mbi çrrёnjosjen e fenomenit tё gjakmarrjes. E dinit qё presioni shoqёror ёshtё nё gjendje tё shtyjё njё familje tё tёrё, tё pёrfshirё nё njё gjakmarrje, tё hakmerret? Nёse tё afёrmit, fqinjёt, shokёt e shkollёs, kolegёt e punёs, miqtё tё thonё qё nuk je burrё, nёse nuk hakmerresh, ёshtё e vёshtirё t’i rezistosh trysninsё, nga frika e humbjes sё respektit tё shoqёrisё. Gjakmarrja sjell plagosje, vrasje, ngujim, u heq jetёn, shkollёn, shёndetin dhe punёn burrave, grave dhe fёmijёve. Kur fillon aktivizon cikle dhune pa fund, duke shkatёrruar tё ardhmen e shumё familjeve. Dhe mund t’i godasё tё gjithё: edhe ty!

Ҫfarё mund tё bёsh ti?

Na ndihmo t’i themi Lamtumirё gjakmarrjes!
Shkarko dhe vendose kёtё adeziv nё makinёn tёnde, nё biçikletёn tёnde, nё motorin tёnd, në çantën shpine tuaj e shkollës, nё pjesёn e jashtme tё shtёpisё tёnde ose tё aktivitetit tёnd, dhe bashkёndaje nё rrjetet e tua sociale kёtё nismё.

Me kёtё gjest do ta bёsh fushatёn tё dukshme dhe do tё angazhohesh tё ushtrosh trysni derisa ai qё ёshtё i pёrfshirё nё njё konflikt tё heqё dorё nga hakmarrja.

Nёse nё shkollё njё shok yti ka humbur njё tё afёrm pёr gjakmarrje, thuaji qё nuk ёshtё njё burrё nёse nuk fal.

Nёse punёdhёnёsi yt nuk do tё marrё nё punё njё person qё ёshtё i pёrfshirё nё njё gjakmarrje, kujtoji qё po i heq mundёsinё e mbajtjes njё familjeje tё tёrё.

Nёse skuadra jote sportive nuk pranon tё marrё pjesё nё tё, njё tё ri tё pёrfshirё nё hakmarrje, kёmbёngul pёr ta futur nё lojё.

Nёse familja jote thotё qё duhet tё hakmerresh pёr vdekjen e njё tё afёrmi tёnd, thuaj jo dhe ndaloju atyre ta bёjnё nё vendin tёnd kёtё gjё.

Nёse fqinjёt e tu kanё humbur njё bir tё tyre pёr gjakmarrje, rriju afёr atyre pёr ta kapёrcyer dhimbjen dhe kёshilloju tё bёjnё zgjedhje jete.

Nёse nuk mund t’i kontrollosh gojёt e liga tё tё tjerёve, injoroji dhe ec pёrpara nё rrugёn tёnde.

Mё 10 dhjetor tё presim nё orёn 10 nё pedonale e Shkodrës pёr të bashkëndarë fushatën
Dhe nё orёn 18 nё qendrёn rinore “Arka” në Shkodër (Rruga Palok Kurti, Nr. 1) pёr një lexim teatrale dhe një koncert me muzikë live me Jozefina Simoni

Bashkёndaj me ne njё histori ose njё episod konflikti, qё ёshtё mbyllur me njё gjest faljeve e pajtimi, qё njeh: na e shkruaj/na e rrёfe nё faqen tonё facebook/instagram.