Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Nëntor 2018

Situata sot

Në fillim të muajit, në Kumanovë (Maqedoni), një përleshje midis anëtarëve të dy familjeve çoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.
Më 9 nëntor, kryebashkiaku i qytetit të vogël të Kotë, në Shqipërinë jugore, u vra pas një grindje me një militant nga partia e kundërt. Menjëherë pas diskutimit, vrasësi shkoi të merrte armën në makinë dhe më pas u kthye për të qëlluar viktimën.
Përveç kësaj, disa luftime u zhvilluan në pjesë të ndryshme të vendit, gjë që çoi në dëmtimin e disa shtetasve shqiptarë.

Aktivitetet

Vizitat në familje vazhduan në nëntor, por më rrallë për shkak të përgatitjes së eventit të ndërgjegjësimit të planifikuar për 10 dhjetor, me rastin e 70 vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Në mesin e muajit kemi shoqëruar një grua dhe tre fëmijët e saj për të vizituar burrin e saj në burg, i cili ka vrarë një njeri për të mbrojtur nderin e motrës së tij dhe është transferuar kohët e fundit në një burg të ri në veri të Shkodrës. Afërsia më e madhe me burgun e ri lejon që gruaja të marrë me vete tre fëmijët e tyre për të vizituar babanë, pa e humbur shkollën. Pas vizitës, gruaja na dha përshëndetjet dhe falënderimet për punën tonë.
Gjatë një vizite në shtëpi në një familje në gjak, një zonjë e moshuar na bëri pjesë së shqetësimit të saj për të ardhmen e djalit, i cili aktualisht është jashtë vendit. Djali aplikoi për mbrojtje ndërkombëtare, sepse ishte përfshirë në një gjakmarrje. Megjithatë, kërkesa e tij u refuzua dhe ai është i detyuar të kthehet në Shqipëri me gruan dhe fëmijët e tij; kemi frikë se ky fakt mund të krijojë tensione të forta me familjen rivale.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë

Në fillim të dhjetorit kemi organizuar një tryezë të rrumbullakët me institucionet dhe përfaqësuesit e disa shoqatave lokale me qëllim vazhdimin e bashkëpunimit, tashmë të konsoliduar në të kaluarën, për të zhvilluar një strategji të përbashkët të ndërhyrjes kundër fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Takimi duhet të udhëheqë rrugën për takimet të njëpasnjëshme në të cilat do të ekspozohen dhe ndahen strategjitë e intervenimit të zhvilluara gjatë viteve nga organizatat e ndryshme të pranishme.
Me qëllim organizimin e këtij eventi, gjatë muajit u takuam me një seri institucionesh të rëndësishme, si Avokati i Popullit, Prefekti dhe Prokurori i Shkodrës.
Në mes të muajit kemi takuar dy përfaqësues të delegacionit të UNHCR-së në Shqipëri. Puna jonë në vend ka tërhequr shumë interes. Ishte formuluar një propozim të bashkëpunimit për organizimin e sesioneve informative me ambasadat, në mënyrë që të ekspozojmë problemet e hasura nga shtetasit shqiptarë, në gjak, të cilët migrojnë jashtë vendit, duke kërkuar azil. Shanset që aplikimet e tyre për azil të pranohen nga vendet e Bashkimit Evropian, në fakt, kanë tendencë të jenë të ulëta dhe kjo nuk garanton mbrojtje adekuate për ata që janë në rrezik për t’u vrarë, nëse kthehen në shtëpi.

 

This blog is written in the framework of the project “Alternative dispute resolution and legal aid to solve blood feuds” as part of the sub granting scheme of the project The Civic Engagement for a Functional Judiciary System and Access to Justice in Albania, funded by the European Union and implemented by Save the Children and the Centre of Integrated Legal Services and Practices.