Albania News përgjigjet të “Le Iene”.

Pas shërbimit televiziv të fundit të programit “Le iene”, i cili trajton një rast të gjakmarrjes, faqja internet Albania News -Zëri i diasporës shqiptare në Itali, në fjalët e Arbër Agalliu, përpiqet të tregoj më shumë mbi këtë fenomen. Këtu raportojmë gjithashtu këtë mendim si një formë të presionit ndaj autoriteteve shqiptare për t’u angazhuar në një veprim gjithnjë e më efektive për t’iu kundërvënë praktikës së tillë. Si vullnetarë të Operazione Colomba-s, së bashku me disa shoqata lokale, kemi kërkuar zbatimin e ligjit nr. 9389, datë 4/5/2005, i cili parashikon krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues për të luftuar kundër gjakmarrjes. Në këtë drejtim, dhe për të vazhduar veprimin e vazhdueshëm të sensibilizimit ndaj kësaj plage sociale, Operazione Colomba kërkon të gjithëve ti bashkohen fushatës #KundërGjakmarrjes, e cila promovon përdorimin e drejtësisë restauruese dhe mjete jo të dhunshme për të lehtësuar eliminimin e kësaj praktike.

v