Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – prill 2019

Situata sot
Në muajin prill kemi regjistruar disa raste të plagosjeve për shkak të gjakmarrjes. Në mes të muajit, një kryeplak i fshatit u lëndua për shkak të një konflikti të mëparshëm lidhur me pronën. Dinamika e ngjarjes konfirmon degjenerimin e praktikës së Kanunit. Në fakt, njeriu u qëllua me armë zjarri, kur ishte në ballkon të shtëpisë, edhe pse shtëpia është një vend tradicionalisht i shenjtë, ku gjakmarrja nuk është e mundur.
Për më tepër, një njeri i cili më parë kishte pasur argumente mbi çështjet e pronës u plagos. Gruaja tha se ishte shumë e frikësuar dhe ndiente rrezik për jetën e saj ishte sepse familja më herët ishte kërcënuar dhe sulmuar.

Aktivitetet
Në fillim të muajit organizuam udhëtimin e zakonshëm vjetor me grupin e grave në Laç, Shenjtorja e Shna Ndout. Pasi morën pjesë në Meshë, gratë dëgjuan dëshminë e Allegrës, një grua që diti të përballonte humbjen e vajzës së saj me guxim dhe vetëdije dhe themeloi një shoqatë në kujtesën e saj. Allegra u tregoi grave shqiptare për përvojën e saj si nënë, e cila nuk përfundoi me vdekjen e vajzës së saj, sepse kur një grua bëhet nënë, ajo është për githë jetën. Ajo gjithashtu i ftoi gratë të përqendroheshin në kujtimet pozitive të të dashurve të tyre. Fjalët e Allegrës prekën thellësisht të gjitha gratë; në veçanti, një vajzë që zakonisht është shumë e vështirë, qau nga emocioni duke kujtuar motrën e saj.
Falë pranisë së Allegrës, ne gjithashtu arritëm të mbështetnim procesin e ripërpunimit të zisë së një vajze që humbi motrën e saj për shkak të gjakmarrjes.
Në fillim të muajit morëm pjesë në përvjetorin e parë të vdekjes së një djali, duke vizituar familjen dhe duke marrë pjesë në Meshën e kujtimit. Gjatë predikimit, prifti foli shumë fjalë të forta, duke dënuar përdorimin e dhunës si një mjet për zgjidhjen e konflikteve. Ai deklaronte se vdekja e djalit ishte rezultat i presionit nga e gjithë bashkësia, pasi që në Shqipëri është e vështirë të qetësohet mekanizmi me të cilin mosmarrëveshjet degjenerojnë në plagosje ose vrasje. Familja na falenderoi për afërsinë dhe na ftoi të ktheheshim dhe t’i vizitonim ata.
Së fundi, pak para Pashkës, dërguam një letër nga një misionar italian, për të ndihmuar një familje në hasmëri për të kryer gjeste relaksuese që mund t’i sjellin ata më afër familjes kundërshtare.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Më 8 prill udhëtuam në Tiranë për t’u takuar me deputeten Vasilika Hysi. Takimi ishte i frytshëm: prezantuam çështjet kryesore që lidhen me fenomenin e gjakmarrjes dhe punën tonë për t’i luftuar. Deputetja ka qenë e vetëdijshme për rëndësinë e kësaj plage sociale dhe ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me ne në të ardhmen në mënyra të ndryshme. Ne gjithashtu i dërguam disa stickers për të përhapur fushatën tonë “Kundër Gjakmarrjes”.