Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – maj 2019

Situata sot
Në fund të majit një njeri u arrestua në male, i dënuar për gjakmarrjen e vdekjes së prindërve të tij në vitin 2012, të vrarë nga një fqinj për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pronësinë e një rrëkeje. Burri i arrestuar kishte vepruar me motrën e tij, e cila fillimisht u deklarua si përgjegjëse për krimin. Vajza, në kohën e arrestimit, kishte deklaruar se kishte pritur 9 vjet që drejtësia e shtetit të merrte rrugën e saj, por pastaj, plot dhimbje dhe pakënaqësi, kishte zgjedhur të përdorte drejtësinë private, duke vrarë vëllain e autorit të vrasjes sё prindërve të saj. Ky i fundit, nga ana tjetër, ende është duke u fshehur.
Së fundi, i vetmi i akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit u lirua për shkak të mungesës së provave. Operazione Colomba shpreh shqetësimin sepse, siç është rasti në lajmet e raportuara këtu, në mungesë të drejtësisë efektive shtetërore, viktimat mund të përdorin forma të drejtësisë private që shpesh kthehen në episodet e gjakmarrjes.

Aktivitetet
Muaj i maj ishte plot emocione pasi shumica e vizitave në familje në gjakmarrje iu kushtuan largimit të Tommaso, një vullnetar që jetonte në Shkodër prej një viti e gjysmë. Përshëndetjet e përzemërta treguan lidhjen midis vullnetarëve dhe familjeve, të cilët në mënyrë reciproke ndajnë intimitetin e dhimbjes dhe shpresën për një të ardhme paqësore.
Si çdo vit, gjatë këtij muaji dedikuar Marisë, shoqëruam disa familje për të nderuar Shën Ndout tek Kisha e Laçit dhe tek kisha e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Shkodër, shumë e frekuentuar në këtë kohë. Të shoqërosh familjet në këto momente shpirtërore është e rëndësishme, sepse rrit marrëdhëniet tona me ta në besim dhe respekt. Besimi i fortë fetar i anëtarëve të familjes ofron sugjerimet të rëndësishme për të zhvilluar së bashku rrugët e paqes dhe pajtimit. Në fillim të muajit, grupi i vullnetarëve është zgjeruar me praninë e Margheritës, ndërsa në fund të muajit u kthye në Itali Sandro, të cilin e falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin e tij.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Në fillim të majit organizuam në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë një Side Event për të rritur ndërgjegjësimin e institucioneve ndërkombëtare mbi çështjen e gjakmarrjes, me rastin e Rishikimit Periodik Universal të Shqipërisë. Përfaqësuesit e Operazione Colomba-s, së bashku me disa kërkues shqiptarë, analizuan fenomenin, duke përcjellur evolucionin e tij me kalimin e kohës dhe duke e kontekstualizuar atë në Shqipërinë e sotme. Ky aktivitet advokuese ka ndjekur synimin e informimit të Shteteve anëtare të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për nivelin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të viktimave të gjakmarrjes, në mënyrë që ata të vazhdojnë të stimulojnë angazhimin e Shtetit shqiptar në zbatimin e një strategjie për të zhdukur këtë praktikë. Në fund të muajit, në sajë të bashkëpunimit të një profesoreshe nga Universiteti i Tiranës, u prezantuam studentëve të kursit Bachelor dhe dy kurseve të Masterit të Fakultetit të Shkencave Sociale, punën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që Operazione Colomba mbart në botë dhe, në veçanti, në Shqipëri.