Florian Abedin Qama (PD)

Përgjigja e kandidatit Florian Abedin Qama të Partisë “Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet” (APPD) – “Partia Demokratike e Shqipërisë” (PD) për Bashkinë e Poliçanit

  1. Fenomeni i gjakmarrjes, i cili u fashit në vitet e diktaturës. Në këto vite post diktature ka trajta dhe forma nga më të rrezikshmet. Si një kushtetutë e viteve kur shteti mungonte, kanuni i Lek Dukagjinit është prezent ende sot dhe për pasojë janë me qindra familje të ngujuara, në pritje për të mos u prekur nga marrja e jetës për fëmijët e tyre.
    Duke qëndruar në ngujim, fëmijë të tillë kanë mundësi të ngelen jo vetëm analfabete por edhe, kur të rriten, pse jo, të bëhen kriminelë, si pasojë e ankthit dhe frikës nga vdekja, duke u mësuar me më anti-vlera. Në qytëtin e Poliçanit është një qëndër që merret me trajtimin e këtyre fëmijëve me edukimin, shkollimin dhe me ruajtjen e tyre me forca policie. Kjo është një mundësi e mirë për të trajtuar fëmijë, por mbi të gjitha fenomeni që prekin familje të tjera.

    • Në qytetin e Poliçanit, ky fenomen sigurisht që perceptohet me dhimbje, si një plagë që zona ka. Ka raste me familje të ngujuara pavarësisht se janë jo shumë të shpeshta. Megjithatë, për ne është e rëndësishme që edhe sikur një familje e vetme të jetë e ngujuar, duhet të bejmë maximumin për të zhdukur elementet negative që na pengojnë të jetojmë të lirë dhe me të drejta.
    • Sa i përket hakmarrjes, në zonën e Poliçanit ka raste kur hakmerren njerëzit, siç ndodh me pjesën më të madhë të shqiptareve, por jo në niveli sa të preket jeta
    • Shoqëria civile dhe shteti jonë duhet të mendojnë të gjejnë zgjidhje afatgjatë per t’i thënë ndal këtij fenomeni tepër anakronik për shoqërinë shqiptarë. Deri tani, administrate nuk ka pasur bashkëpunime me ente të tjera, ndaj këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për të dhënë zgjidhje, për të mbështetur familje të tilla nëpërmjet bashkëpunimeve me shoqërinë civile.
  2. Mendoj se gjëja e parë që duhet të bëj si kryetar i ardhshëm, me vendos kontakte me shoqërinë civile për të marrë mbështetjen e tyre në çdo iniciativë tonën, për të zhdukur fenomenin i gjakmarrjes kryesisht. Ndaj, do të zgjerojmë pjesën e qëndrave, për të trajtuar fëmijë të tillë që janë në gjak nga familje të tjera, t’i edukojmë, të kenë mbrojtje maximale nga forcat e policise për të mbrotjtur jetën e tyre. Për mua, në formën e një kryetari dhe një qytetari të thjeshtë, jeta e këtyre femijëve është e rëndësishme, sepse është një detyrë morale dhe qytetare të ndaloj krimin, padrejtësinë dhe tu jap liri atyre që vuajnë gabimet e se shkuarës.
  3. Qëllimi për të pasur vendin me një sistem juridik të përshtatshëm për të mbështetur procesin e kapërcimit të dukurisë ose fenomenit të gjakmarries, në një sistem drejtësie dhe kulture të paqes, është parimi kryesor që duhet të mbështese dhe zbatojë një kryetar bashkie i venë në rolin e një udhehqesi, besimin e te cilit mund të ma dorëzojnë banoret e Poliçanit, mendoj se krahas sensibilizimit të njerëzve për faljen dhe lënien të lire të fëmijëve të pafajshëm, lidhet me sistemin e edukimit që në vogëli. Duke filluar që në parashkolloret, pra kopshtet mendoj se duhet të krijohet një sistem vlerash, ku kultura e paqes të jetë mbizoteruese, me tekste që i lexohen fëmijëve nga edukatoret e tyre, apo vjersha me tyhelb këtë mesazh. Për nxënësit e fillores, i njëitë gjë, me orë kushtuar temave të tilla, ndërsa me gjimnazistet, venia në skenë nëpërmjet orëve të letërsisë të historive të tilla, për të kuptuar sesa e bukur dhe vlerë sjell kultura e paqes dhe e faljes në shoqëri. Për administraten të krijojmë një sistem të tilla ku secili të bëjë një pjesë të kësaj punë, për tu konsideruar një plus në cv e tij/saj, për të bashkëpunuar me shoqërinë civile në këtë mënyrë. Pra, ti japim prioritet historive të tilla ku ka mbizoteruar paqja dhe të shihet sesi bashkëjetohet me faljen.