Aleanca për Jeten feston Drejtat e Njeriut!

Aleanca për Jeten feston Drejtat e Njeriut

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaraten e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Deklarata përmban 30 Nene. Bëhët fjalë për të drejten e lirisë, të drejtave të barabarta, të drejtave civile dhe politike, dhe të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore; por drejta më e rëndesishme  nga e cila të gjitha  drejtat  e tjera rrjedhin është drejta e jetes.

Me rastin e këtij përvjetori 67 vjeçar, edhe Aleanca për Jeten është e pranishme për të  kujtuar drejten e jetesnëpërmjet të gjithë anëtaret e saj me një Manifestim publik në Pedonalen e Shkodres, për të manifestuar së bashku angazhimin e saj kundër çdo lloj dhune.

Perballë dhunes verbale dhe fizike nga e cila vuajnë humë familje, burra, gra dhe fëmijë në Shqipëri dhe në botë, është e nevojshme të bashkojme zërin dhe angazhimin tonë. Duam të mësojmë t’i përgjigjemi dhunës, hakmarrjes dhe urrejtjes me zgjedhjen e faljes, te pajtimit dhe te  paqes. Ne duam të zgjedhim jetën!

Aleanca për Jeten dhe shoqatat të tjera Ju ftojne me daten 10 dhjetor në Pedonalen e Shkodres përballë Hotel Coloseu-t, për të bere një gjest simbolik: do te plotësjme se bashku nje fjalëkryq gjigand qe do te permbaje fjale paqe, duke reflektuar keshtu mbi të drejtat themelore të njeriut. Ju presim nga ora 16.00 deri në oren 19.00 për te manifestuar së bashku mbi të drejten e jetes. Ju mirëpresim!

 

Aleanca për Jeten:
Ambasadoret e Paqes
Operazione Colomba
Shoqata Dukagjini
World Vision