Pas dhjetë ditësh asnjë përgjigje nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër

Kanë kaluar tashmë 10 ditë që vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë kerkuar një takim të drejtpërdrejtë me kryetaren e Bashkisë Shkodër Znj. Voltana Ademi, për të marrë përgjigjet e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes.

Para 10 ditësh Bashkia ka lëshuar një dokument të protokolluar duke na siguruar një përgjigje brenda këtij afati. Koha e pritjes ka kaluar dhe vullnetarët e Operazione Colombas-s nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje nga Bashkia e Shkodrës. Ky rajon është për fat të keq një nga zonat e Shqipërisë ku fenomeni i gjakmarrjes është më shumë i perhapur,. Për këtë arsye përgjigja e Kryetares Ademi është shumë e rëndësishme për një pamje më të plotë të përhapjes së fenomenit.

Shpresojmë të kemi sa më shpejt ndonjë reagim nga Bashkia e Shkodrës.

dokument të protokolluar per nje Takim