Bursa “Angiolino Acquisti”

Të Premten, 25 Tetor, në shkollat e mesme të Sansepolcro-s, Bursa “Angiolino Acquisti” iu dha Dr. Nadia Cadrobbi, vullnetare e Operazione Colombas që kohët e fundit përfundoi periudhën e saj të gjatë në Shqipëri. Bursa është menduar për temën e Jo-dhunës me qëllim të shpërndarjes së studimeve shkencore mbi çështjen e zgjidhjes së konflikteve përmes metodologjive jo të dhunshme dhe alternativave të përdorimit të dhunës dhe armëve. Kjo Bursë i kushtohet Angiolino Acquisti-t, një mik i shumë përfaqësuesve nga bota e paqes dhe solidaritetit, i cili ia kushtoi jetën e tij të përjashtuarve në Sansepolcro. Këtë vit tezën e Nadisë, me titullin “Riconciliazione e perdono come principi della giustizia riparativa e della risoluzione dei conflitti. Le esperienze in Kossovo e Albania con Operazione Colomba” (Pajtimi dhe falja si parime të drejtësisë restauruese dhe zgjidhjes së konflikteve. Përvojat në Kosovë dhe Shqipëri me Operazione Colomban) u zgjodh fituese, midis 18 kandidatëve, me motivacionin vijues: “Ideja e drejtësisë restauruese që të arrihet përmes ndërmjetësimit bëhet një përvojë e dëmshpërblimit dhe pajtimit që përfshin të gjithë aktorët e ndërmjetësimit, si ndërmjetësin dhe tërë komunitetin, përveç shkelësit dhe viktimës. Kjo është se si drejtësia restauruese mbizotëron mbi idenë e faljes sepse i jep asaj një formë konkret duke propozuar rrugë të reja të njerëzimit që Angiolino Acquisti do të donin aq shumë”. Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në prani të Carlotta Sami, Zëdhënësja për Evropën Jugore të Agjencisë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), dhe me pjesëmarrjen e shumë studentëve të vëmendshëm dhe të përfshirë.