Foto

Nuk ka drejtësi pa falje – Takim me Atin G. Testa

“Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka drejtësi pa falje.” E enjte, 17 Mars 2016 u mbajt një takim ne universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës me Atin Gianfranco Testa, themelues i Universitetit të Faljes. Për një menaxhim të ri të konfliktit, nga ato ne familje deri tek  ata që janë në një shkallë globale, është thelbësore për të filluar duke folur për një pedagogjie të faljes qe përfshinë shkollat, universitetet, besimet fetare, institucionet dhe të gjithë shoqërinë civile.

INTERVISTA TE OPERAZIONE COLOMBA-S NE “TROKITJE”

Vullnetaret e Operazione Colomba-s, të intervistuar nga kanali televiziv në Shkodër TV1 Channel në programin “Trokitje”, kanë theksuar rendesinë e disa elementeve për eliminim e fenomenit te gjakmarrjes : bashkëndarja e dhimbjes e familjeve ne dy anët e konfliktit; sensibilizimi i rinise dhe i shoqerisë civile; bashkëpunimi me shoqatat dhe institucionet vendore, kombetare dhe nderkombetare.

Vullnetarët e Operazione Colomba-s te intervistuar ne TV1 Channel

Koha për paqe është tani!

Vullnetarët e Operazione Colomba-s, te intervistuar nga rrjeti televiziv i Shkodrës TV1 Channel në programin “5ne5”, kanë përshkruar përvojën e tyre në Shqipëri. Duke bashkendarë eksperiencen e tyre me familjet e viktimave te gjakmarrjes, edhe ata kane nisur një udhëtim personal drejt pajtimit. Koha për paqe është tani!

Dritën e Paqës e të Pajtimit! – 12 Nentor 2015

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Si çdo muaj, me 12 nentor u mbajt në zonen pedonale të Shkodrës manifestimi i zakonshem kunder gjakmarrjës dhe hakmarrjes. Në muajin ku kujtohet pavarsia e Shqipërise, Vullnetarët e Operazione Colombes kanë nderuar këtë pervjëtore duke ftuar kalimtarët  të ndriçonin të gjithë se bashku Shqipërine më zgjedhjet e tyre paqesore. Në të vertetë, gjesti simbolik i propozuar konsistonte me ndezjën e një qiriri në nje gotë të ngjyrosur dhe duke e vendosur brenda hartes gjeografike të Shqipërise që ishte e vendosur në toke. (më tepër…)

Mësojmë të përdorim fjalë të mira, duke dëgjuar fjalë të mira!

fjalë të mira

Si çdo muaj, edhe më 12 gusht, u zhvillua në pedonalen e Shkodrës manifestimi i zakonshem kundër gjakmarrjes.

Gjesti simbolik i propozuar nga vullnetarët e Operazione Colombas u frymëzua nga fjala e urtë popullore “Është muzikë për veshët tuaj”. Duke përdorur muzikën si një mjet me mesazhë plotë me shpresë, vullnetarët janë munduar të komunikojnë si këshillat e mira janë në gjendje të gjenerojnë vepra të mira. (më tepër…)