Fushata 2015

Pyetje për Kryetarët e Bashkisë

© HDYO 2015

 

  1. Cila është përhapja e fenomenit të gjakmarrjes dhe të hakmarrjes në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
  • Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
  • Sa raste ka në komunën/qarkun ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
  • A ka bashkëpunim mes administratës dhe enteve të tjera në territorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?

(më tepër…)

Dërgimi e letrave të kryetarët e bashkisë (Foto)

letrave

FUSHATA KOMBËTARE SENSIBILIZIMI “‎Një Popull Kundër Gjakmarrjes‬”: Për të sensibilizuar të gjithë Institucionet mbi fenomenin e “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”, ne kemi vendosur t’u drejtojmë të gjithë Kryetarëve të Bashkisë së Shqipërisë sapo të zgjedhur një pyetësor mbi këtë çështje për të kuptuar cilat hapa konkretë do të bëjnë për t’iu kundërvënë këtij fenomeni. Disa ditë më parë, vullnetarët kanë dërguar 61 letrat, një letër për çdo Kryetar/e i/e Bashkisë i/e zgjedhur. Jemi duke pritur përgjigjet e tyre! (më tepër…)

Fushata 2015 – Pas Zgjedhjeve

logo-evento-2015

Edhe pse 21 qershori ka kaluar dhe rezultatet e Zgjedhjeve Lokale janë arritur, fushata e ndërgjegjësimit kundër fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes vazhdon.
Vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë vendosur t’u kushtojnë vëmendje Kryetarëve të rinj të Bashkive duke kërkuar një përgjigje për ata/o që nuk i janë përgjigjur ende pyetjeve të tyre.
Në këtë mënyrë Kryetarët e Bashkive do të kenë mundësi të angazhohen konkretisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar fenomenin në fjalë!