Paraqitja e fushatës

Fushata 2015 – Pas Zgjedhjeve

logo-evento-2015

Edhe pse 21 qershori ka kaluar dhe rezultatet e Zgjedhjeve Lokale janë arritur, fushata e ndërgjegjësimit kundër fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes vazhdon.
Vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë vendosur t’u kushtojnë vëmendje Kryetarëve të rinj të Bashkive duke kërkuar një përgjigje për ata/o që nuk i janë përgjigjur ende pyetjeve të tyre.
Në këtë mënyrë Kryetarët e Bashkive do të kenë mundësi të angazhohen konkretisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të luftuar fenomenin në fjalë!

Hyrje e Fushatës 2015

Campagna 2015

Operazione Colomba vepron në Shqipëri prej vitit 2010 për të dhënë ndihmesën e vet në tejkalimin e fenomenit të “hakmarrjes” dhe të “gjakmarrjes”. Për ta arritur këtë objektiv, vullnetarët e Operazione Colomba-s çojnë përpara shumë strategji jo të dhunshme, ndër të cilat:

  • Rrugëtime faljeje dhe pajtimi mes familjeve në konflikt.
  • Sensibilizime të shoqërisë civile nëpërmjet manifestimeve dhe ngjarjeve të ndryshme për të përhapur një kulturë të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut.
  • Sensibilizimin e Institucioneve Kombëtare dhe Ndërkombëtare me qëllim që të marrin masa të efektshme për t’iu kundërvënë këtij fenomeni.

(më tepër…)