Lajme

Raporti i Fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”

Raporti i fushatesRaporti i fushatës

Pas mbylljes së fushatës Një Popull kundër Gjakmarrjes, Operazione Colomba paraqet dokumentin përfundimtar të prodhuar në bazë të të dhënave të mbledhura nga kryetarët me përgjigjet e kandidatëve dhe pastaj edhe të kryetarëve të sapozgjedhur mbi pyetësorin mbi fenomenin e gjakmarrjes. Fushata 2015 “Një popull kundër gjakmarrjes” është në vazhdimësi me aktivitet ndërgjegjësuese në shkallë kombëtare të realizuar në vitet e mëparshme. (më tepër…)

Takim institucional me komisionarin e shërbimeve sociale të Shkodrës

Më 2 Tetor vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar në Bashkinë e Shkodrës, për një takim institucional me komisionerin e shërbimeve sociale zt. Filip Vida dhe bashkëpunojësen Rudina Kruja. Takimi është arritur pas kërkesava  të shumta të dërguara Kryetares të sapozgjedhur Voltana Ademi, me qëllim përgjigjen e pyetësorit në lidhje me fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. (më tepër…)

Dorëzimin i rezultateve të pjesshme të fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”

Dorëzimin i rezultateve të pjesshme të fushatës

Në pikëpamje të publikimit të afërt të Progres Raportit, me 14 shtator vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar ne zyrat e OSBE-së dhe BE-së në Tiranë për dorëzimin i rezultateve të pjesshme të fushatës “një popull kundër gjakmarrjes” të mbledhura përmes përgjigjeve të pyetësorit të përgatitur në të njëjtën fushatë. (më tepër…)

Një kopje e pyetësorit në tavolinën e kryetarit te Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Një kopje e pyetësorit në tavolinën e Erion Veliaj

Ditën e Mërkurë 9 Shtator 2015, vullnetarët e Operazione Colomba-s kanë shkuar në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar përgjigjen e pyetësorit mbi fenomenin e gjakmarrjes direkt kryetarit Erion Veliaj.

Pasi nuk arritem të caktojmë një takim personal me kryetarin, vullnetarët e Operazione Colomba-s janë drejtuar zyres së protokollit për të verifikuar nëse dy letrat e dërguar në bashkinë ishin të regjistruara. (më tepër…)