Fushata 2018 – 2019

#KundërGjakmarrjes: Manifestim kundër gjakmarrjes në Shkodër

Me 22 mars 2019, vullnetarët e Operazione Colomba-s mbajtën një manifestim në zonën pedonale të Shkodrës, për të vazhduar promovimin e fushatës sensibilizuese “Kundër Gjakmarrjes” të nisur me 10 dhjetor 2019.
Vullnetarët përfshinin kalimtarët duke shpjeguar objektivin e iniciativës dhe duke u kërkuar atyre një fotografi me afishe që përmbante logon e fushatës.
Për të tërhequr njerëzit, një vend u krijua me një kornizë si kjo të social network. Për të kurorëzuar ngjarjen, ishin shpërndarë balona me ngjyrë me simbolin e fushatës, të cilat gjithashtu tërhoqi shumë fëmijë.
Disa kalimtarë u ndalën për të treguar historinë personale të tyre të gjakmarrjes me vullnetarët.
Shpresojmë që ky aktivitet do të kontribuojë në zhvillimin e një presioni shoqëror që mbështet zgjedhjet e faljes dhe pajtimit.

Kundër Gjakmarrjes – Fushata 2018/2019

Mё 10 dhjetor 2018, Operazione Colomba fillon fushatёn “Kundër Gjakmarrjes” pёr tё sensibilizuar shoqёrinё civile mbi çrrёnjosjen e fenomenit tё gjakmarrjes. E dinit qё presioni shoqёror ёshtё nё gjendje tё shtyjё njё familje tё tёrё, tё pёrfshirё nё njё gjakmarrje, tё hakmerret? Nёse tё afёrmit, fqinjёt, shokёt e shkollёs, kolegёt e punёs, miqtё tё thonё qё nuk je burrё, nёse nuk hakmerresh, ёshtё e vёshtirё t’i rezistosh trysninsё, nga frika e humbjes sё respektit tё shoqёrisё. Gjakmarrja sjell plagosje, vrasje, ngujim, u heq jetёn, shkollёn, shёndetin dhe punёn burrave, grave dhe fёmijёve. Kur fillon aktivizon cikle dhune pa fund, duke shkatёrruar tё ardhmen e shumё familjeve. Dhe mund t’i godasё tё gjithё: edhe ty!

Ҫfarё mund tё bёsh ti?

Na ndihmo t’i themi Lamtumirё gjakmarrjes!
Shkarko dhe vendose kёtё adeziv nё makinёn tёnde, nё biçikletёn tёnde, nё motorin tёnd, në çantën shpine tuaj e shkollës, nё pjesёn e jashtme tё shtёpisё tёnde ose tё aktivitetit tёnd, dhe bashkёndaje nё rrjetet e tua sociale kёtё nismё.

Me kёtё gjest do ta bёsh fushatёn tё dukshme dhe do tё angazhohesh tё ushtrosh trysni derisa ai qё ёshtё i pёrfshirё nё njё konflikt tё heqё dorё nga hakmarrja. (më tepër…)