Manifestime

Shprehni një dëshirë! Dhe ashtu do ju shkoj viti! – 12 Janar 2016

Më 12 janar 2016, si çdo muaj, vullnetarët e Operazione Colomba-s kujtojnë viktimat e fenomenit të gjakmarrjes dhe gjithashtu përsërisin së bashku që duhet të ndërtuar pajtimi kombëtar.

Sot duam të inaugurojmë 2016 duke kujtuar manifestimet e vitit të kaluar dhe duke shkëmbyer urimet tona më të mira për një vit në emër të paqes. (më tepër…)

Aleanca për Jeten feston Drejtat e Njeriut!

Aleanca për Jeten feston Drejtat e Njeriut

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve te Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaraten e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik.

Deklarata përmban 30 Nene. Bëhët fjalë për të drejten e lirisë, të drejtave të barabarta, të drejtave civile dhe politike, dhe të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore; por drejta më e rëndesishme  nga e cila të gjitha  drejtat  e tjera rrjedhin është drejta e jetes. (më tepër…)

Dritën e Paqës e të Pajtimit! – 12 Nentor 2015

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Dritën e Paqës e të Pajtimit!

Si çdo muaj, me 12 nentor u mbajt në zonen pedonale të Shkodrës manifestimi i zakonshem kunder gjakmarrjës dhe hakmarrjes. Në muajin ku kujtohet pavarsia e Shqipërise, Vullnetarët e Operazione Colombes kanë nderuar këtë pervjëtore duke ftuar kalimtarët  të ndriçonin të gjithë se bashku Shqipërine më zgjedhjet e tyre paqesore. Në të vertetë, gjesti simbolik i propozuar konsistonte me ndezjën e një qiriri në nje gotë të ngjyrosur dhe duke e vendosur brenda hartes gjeografike të Shqipërise që ishte e vendosur në toke. (më tepër…)

Bëhu drita e paqes! – Manifestimi 12 nentor 2015

Bëhu drita e paqes

Bëhu drita e paqes!

Më 12 nëntor, 2015, Operazione Colomba është këtu (Shkodër) për të kujtuar viktimat e gjakmarrjes dhe që të themi me zë të lartë që duhet të arrijmë pajtimin kombëtar.

Në muajin kur ne kujtojmë Pavarësinë e Shqipërisë, ne gjithashtu duam të nderojmë këtë përvjetor të rëndësishëm duke u përpjekur, së bashku, për të ndriçuar Shqipërinë me zgjedhjet tona të Paqes. (më tepër…)