Projekt në Shqipëri

INTERVISTA TE OPERAZIONE COLOMBA-S NE “TROKITJE”

Vullnetaret e Operazione Colomba-s, të intervistuar nga kanali televiziv në Shkodër TV1 Channel në programin “Trokitje”, kanë theksuar rendesinë e disa elementeve për eliminim e fenomenit te gjakmarrjes : bashkëndarja e dhimbjes e familjeve ne dy anët e konfliktit; sensibilizimi i rinise dhe i shoqerisë civile; bashkëpunimi me shoqatat dhe institucionet vendore, kombetare dhe nderkombetare.

Vullnetarët e Operazione Colomba-s te intervistuar ne TV1 Channel

Koha për paqe është tani!

Vullnetarët e Operazione Colomba-s, te intervistuar nga rrjeti televiziv i Shkodrës TV1 Channel në programin “5ne5”, kanë përshkruar përvojën e tyre në Shqipëri. Duke bashkendarë eksperiencen e tyre me familjet e viktimave te gjakmarrjes, edhe ata kane nisur një udhëtim personal drejt pajtimit. Koha për paqe është tani!

Projekti në Shqipëri: “Drejtim të pajtimit”

tropoja kanun

Projekti në Shqipëri “Drejtim të pajtimit” vjen nga kontakti i vendosur prej operatorëve italianë dhe shqiptarë të Shoqatës Komuniteti Papa Xhovani XXIII me familjet në gjak u ka mundësuar atyre të njohin, të monitorojnë dhe të padisin praktikën e gjakmarrjes. Më vonë, Shoqata Komuniteti Papa Xhovani XXIII, nëpërmjet veprimit të Operazione Colomba-s, ka studiuar një strategji për zgjidhjen jo të dhunshme të hasmërive në përshtatje me kontekstin e përcaktuar prej fenomeneve të gjakmarrjes. Operazione Colomba garanton një prani fikse në zonën e Shkodrës prej muajit mars 2010 dhe një prani mujore në zonën e Tropojës prej muajit tetor 2010. (më tepër…)