Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Raport
Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Shtator 2018
Muaji shtator filloi me një lajm tragjik: një 15 vjeçar vrau me thikë një djalë një vit më të vogël se ai, për shkak të një grindje gjatë një ndeshje futbolli. Gazetat shkruajtën se babai i vrasësit e shtyu atë të bënte këtë gjest, duke i thënë: “Nëse nuk e bënë, nuk je burrë”.
Përveç kësaj, më 6 shtator një burrë është vrarë për gjakmarrje. Viktima kishte plagosur një person në vitin 2012 dhe vrasja është një formë hakmarrje për dëmin e shkaktuar më parë. Për më tepër, viktima sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit, ku kishte kërkuar azil, sepse kishte frikë nga gjakmarrje, por i kishin refuzuar kërkesën. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në prill, për këtë arsye hartuam një thirrje që ia dërguam institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri, me shpresën që të merren masat e duhura për të siguruar mbrojtjen efektive të të gjitha personave të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes. Gjatë gjithë muajit, kemi regjistruar disa raste plagosje dhe vrasjeve të lidhura me debatet për pronat. (më tepër…)