Raport

Prezantimi i raportit të dytë të Avokatit të Popullit

Prezantimi i raportit të dytë të Avokatit të Popullit

Operazione Colomba merr pjesë dhe mbështet punën e Avokatit të Popullit Igli Totozani. Me 4 Mars 2016, mori pjesë në prezantimin e raportit të dytë mbi fenomenin e gjakmarrjes, duke riafirmuar institucioneve të pranishme dhe shoqërisë civile rëndësinë për të bashkëpunuar për eliminimin e këtij fenomeni; në veçanti, tërhoqi të pranishmit për të rifilluar punën e komitetit lokal ndërinstitucional, i ndërprerë një vit më parë.

(më tepër…)

Raste gjakmarrje Dhjetor 2015

Raste gjakmarrje Dhjetor 2015Raste gjakmarrje Dhjetor 2015

Në fillim të dhjetorit, vëmendja e mediave shqiptare është fokusuar ne konfliktin politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Protesta është “ndezur” në Tiranë, më 8 dhjetor. Në hijen e këtyre ngjarjeve vazhdon fenomeni i gjakmarrjes, paralelisht me përpjekjet për të luftuar atë. Në deklaratën e Avokatit të Popullit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut është cituar rezola e parlamentit për krijimin e Këshillit Koordinues kundër fenomenit të gjakmarrjes.

Përsa i përket rasteve të lidhura me gjakmarrjen në dhjetor të vitit 2015, nga konsultimi i gazetave lokale evidentohen katër raste të reja në lidhje me fenomenin. Faqet e internetit te një gazete shqiptari dhe nje italiane japin lajmin e dy ngjarjeve konfliktuale nga nje kohe e gjate.

Për më tepër, nënvizohet iniciativa e televizionit Star Plus TV Shkodër që adreson çështjen duke intervistuar vullnetarët e Operazione Colomba-s. Së fundi, revista Saras boton një përmbledhje të shkurtër të romanit te Ismail Kadares Prilli i Thyer, i cili adreson çështjen e gjakmarrjes.

Raporti i Fushatës “Një popull kundër gjakmarrjes”

Raporti i fushatesRaporti i fushatës

Pas mbylljes së fushatës Një Popull kundër Gjakmarrjes, Operazione Colomba paraqet dokumentin përfundimtar të prodhuar në bazë të të dhënave të mbledhura nga kryetarët me përgjigjet e kandidatëve dhe pastaj edhe të kryetarëve të sapozgjedhur mbi pyetësorin mbi fenomenin e gjakmarrjes. Fushata 2015 “Një popull kundër gjakmarrjes” është në vazhdimësi me aktivitet ndërgjegjësuese në shkallë kombëtare të realizuar në vitet e mëparshme. (më tepër…)

Raste gjakmarrje dhe hakmarrje të muajit Tetor 2015

Situata Aktuale

Në  muajin e tetorit nuk janë regjistruar raste publike  gjakmarrjes, por janë zgjedhur nga leximi i perditshem i gazetave disa rasteve hakmarrje që  munden të  jënë shkak gjakmarrje. Në  veçanti raportohen dy vrasje: një djal  24 vjeç është  vrare në qyetin e  Shkodres që  ka ngacmuar  për dy  vjet motren e vrasësit ; një  burre 58 vjeç  është  vrare në  Laç për  një  diskutim mbi pronesine e disa pemëve geshtënjave . Në momentin e pare motra e vrasesit ka marrë përsiper pergjegjësine e vrasjes për  të  shmangur  një gjakmarrje midis familjeve ,në fakt sipas tradites të  Kanunit grate dhe fëmijet nuk janë të  përfshire në fenomenin e gjakmarrjes. Pastaj edhe vellai ka rrëfyer vrasjen.